Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

943 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Interi do te beje nje goditje surprize ne merkato? “Zikalterit duan nje ish-lojtar te akademise…”

MERKATO – Interi do te beje nje goditje surprize ne merkato? “Zikalterit duan nje ish-lojtar te akademise…”
Inter Club Staff

Interi po leviz qe tani per sa i perket merkatos se janarit por me nje sy natyrisht edhe tek sezoni i ardhshem dhe tek… lista UEFA. 

Pikerisht per kete arsye, klubi nga Corso Vittorio Emanuele po mendon qe te riktheje ne baze nje ish-lojtar te Interit qe eshte produkt i Primaveres zikalter.

Kjo edhe sepse ne listen UEFA duhen 4 lojtare qe te kene dale nga akademite Italiane ku dy prej tyre duhet te kene dale nga akademia e Interit.

Keshtu, eshte bere sot me dije emri surprize i Marco Benassit qe tek Fiorentina po shenon pothuajse si nje sulmues dhe ka bere nje sezon mjaft te mire: 5 gola ne 11 ndeshje.

Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport: 

“Nese Interi do te bente nje shitje, ja qe mund te hapet nje vend per te mbi te gjitha sepse ai eshte nje emer qe do i bente shume pune Interit edhe ne Europe.”

“Por ai gjithashtu perfaqeson nje element edhe per te ardhmen sepse ka shume cilesi dhe talent. Interi do e blinte nga Fiorentina vetem nese do e konsideronte si te vlefshem edhe per planin afatgjat.”

Image result for benassi fiorentina

“Por zikalterit ndjekin gjithashtu talentin Ivan Sunic, 22 vjec i cili luan me Dinamon e Zagrebit dhe qe ka karakteristika te ngjashme me Modric (sipas asaj qe thuhet ne Kroaci) por keto fjale jane ende te medha per tu thene per te.”

“Nderkohe le te rikthehemi tek Marco Benassi: mesfushori i Fiorentines eshte rritur ne Milano dhe tek Interi tek listat e ardhshme UEFA 19-20 do te ishte perfekt per tu perfshire pikerisht per kete fakt.”

Image result for benassi fiorentina

“Benassi eshte 24 vjec e ne kete ne kete kampionat ashtu si e thame edhe me lart ka shenuar 5 gola ne 11 ndeshje me Fiorentinen e keta te fundit e vleresojne jo me pak se 25 milione euro.”

“Por pavarsisht deshires qe mund te kete lojtari per tu rikthyer, ta rrembesh nga Fiorentina ne janar do te jete nje mision shume i veshtire nese nuk paguhen parate e kerkuara menjehere.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.