Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 23, 2017

Scroll to top

Top

14,164 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LIVE MERKATO – Zyrtarizohet Hernanes. Belfodil firmos per Livornon

LIVE MERKATO – Zyrtarizohet Hernanes. Belfodil firmos per Livornon
Inter Club Staff

Ketu do te ndiqni lajmet e merkatos se Interit qe nga ora 12:00 minute pas minute deri ne oren 23:00, ore ne te cilen mbyllet merkato. Lajmet do te pasqyrohen ne shqip nga inter.al dhe do te meren parasysh vetem burimet me te medha dhe me te besueshme te informacionit ne Itali si Gazzetta dello Spot, Sky Sport dhe Gianluca Di Marzio. QENDRONI ME NE!

MERKATO MINUTE PAS MINUTE

23:00 – MBYLLET MERKATO E FUTBOLLISTAVE NE ITALI!

22.42 - Me ne fund Belfodil eshte bindur. Sulmuesi algjerian ka kaluar ne huazim tek Livorno deri ne fund te sezonit.

22:36 - Belfodil po refuzon te firmose kontraten me Livornon. Po mundohen ta bindin. (Sky)

22:35 – Belfodil eshte duke firmosur per Livornon. Catania provoi edhe ne momentin e fundit, duke ofruar 100.000 euro me shume per lojtarin, por Ishak nuk pelqente te luante ne jug te Italise. (Di Marzio)

22:20 – ZYRTARE: HERNANES ESHTE NJE LOJTAR I INTERIT

22:17 – Eshte duke u zhvilluar nje takim deciziv per te sjelle Belfodil ne Livorno. Lojtari eshte kerkuar nga shume skuadra ne Itali dhe ne Premier League. Tani pritet firma. Kete thote Gianluca Di Marzio nga Sky Sport.

22:15 – Vjen JO definitive nga Manchester per Nani drejt te gjitha skuadrave italiane. Juventus kishte bere nje oferte ne oret e fundit, me te larte se ajo e Interit, por gjithsesi pa sukses.

22:10 – Eshte duke ardhur zyrtarizimi per Hernanes. Sipas Di Marzio eshte vetem ceshtje minutash.

21:45 – “Shume i lumtur qe jam tek Interi!”. Keto jane fjalet qe i ka thene Hernanes disa miqve te tij per transferimin tek zikalterit. (Calciomercato.it)

21:42 – Sky raporton se merkato e Interit ne hyrje eshte mbyllur, me Hernanes qe nga momenti ne moment do te behet zyrtare. Priten lajme nderkohe per ndonje shitje te mundeshme.

21.39 – Eshte gjetur gjuha e perbashket ndermjet Interit dhe Fredy Guarin, por jo vetem: Sipas te dhenave te para qe vijne perreth takimit te agjentit te lojtarit Marcelo Ferreyra me Ausilion, del se sot eshte rene dakort per zgjatjen e kontrates se Kolumbianit me zikalterit. Ne ditet ne vazhdim do te vije edhe firma. (FcInterNews.it)

21.29 – Hernanes neser do te jete ne Appiano Gentile per te njohur shoket e tij te rinj te skuadres si edhe per tu vene ne dispozicion te Walter Mazzarrit. Marveshja eshte mbyllur, thjesht po pritet zyrtarizimi. (Sky Sport)

21:25 - Akoma nuk ka zyrtarizim per Hernanes. Atehere, mendon Michael Ciani, ish shoku i tij tek Lazio me nje tweet: “I uroj fat vellait tim, Hernanes, per aventuren e re tek Inter.

21.16 – Mbasdite dukej se mbyllur nje mundesi per tu larguar nga Interi, por ne keto minuta, sic tregon Sky, Gaby Mudingayi duket i gatshem te transferohet tek Chievo Verona ne huazim deri ne fund te sezonit sepse deshiron te jete ne Boteror me Belgjiken. Mungojne rreth nje ore e pak nga mbyllja e merkatos dhe mund te kemi dicka te re per mesfushorin… (Sky)

21:01 - Sipas zbulimeve me te fundit, Andrea Ranocchia duhet te kaloje tek Galatasaray te hene, pasi merkatoja ne Turqi mbyllet pas tre ditesh. Nderkohe qe merkatoja ne hyrje e Interit, mund te jete mbyllur ketu.

21:00 - Mudingayi mund te shkoje tek Chievo (Sky)

20:34 - Perfundon telenovela Belfodil. Shkon tek Livorno ne huazim te thjeshte, per 400 mije euro

20:28 - Sipas eksperitit te merkatos ne Sky Luca Marchetti, per momentin ne avantazh per Ishak Belfodil, eshte Livorno.

20:26 - Nuk mund te behet asgje per Nanin. United vazhdon te refuzoje… (Sky)

20:11 - SKY – Ne kete moment, drejtuesit e Interit jane te gjithe brenda zyrave te shoqerise. Eshte presidenti Thohir, Piero Ausilio, Marco Fassone. Por mungon Marco Branca. Drejtuesi i Zones Teknike eshte pare gjate mbasdites, por ka disa kohe qe ka humbur gjurmet.

Ndoshta po pregatit ndonje gje? – pyesin tek SKY…

20:10 - Andrea Ranocchia tek Galatasaray, marreveshje pothuajse e mbyllur. Sipas asaj qe ka raportuar ne keto momente TuttoMercatoWeb.com, klubi turk po perfundon ne keto momente detajet e fundit te operacionit per qendermbrojtesin italian. Mungon akoma dicka, por marreveshja do te mbyllet me nje huazim. Ngelet per t’u kuptuar nese do te futet e drejta e blerjes, apo do te jete nje huazim i thjeshte dhe mbrojtesi te kthehet tek Inter ne fund te sezonit. Hipoteza e dyte preferohet nga lojtari.

19:41 - Bologna, Livorno dhe Catania mbi Belfodil. Ka hequr dore Sassuolo (Sky)

19:35 – Hernanes ka kaluar me sukses vizitat mjekesore.Hernanes ha passato le visite mediche (Gazzetta)

19:30 – Sipas Sky Sport, nuk eshte mbyllur akoma ceshtja Nani. Per momentin ka nje derby Inter-Milan

19:15 - Milan pas Nanit. Kete e thote Luca Marchetti nga SkySport24. Portugezi pelqen Interin, por pas deshtimit per ta transferuar Biabiany, rossoneret hidhen ne sulm per lojtarin e Manchester United. Per momentin, sipas lajmeve te fundit, ish lojtari i Sporting Lisbon do te qendroje ne Manchester.

18:59 - Sic zbulon SkySport24, ka pasur me te vertete nje oferte nga Monaco per Mauro Icardin. Oferta qe kishte arritur tek Inter ishte 1.5Milion Euro per huazim me te drejte blerje 13Milion Euro. “Fillimisht Inter ishte gati te pranonte oferten, por ishte Mazzarri ai qe e ndaloi kete opearcion duke marre parasysh edhe veshtiresite qe kishin ne fillim per ta transferuar Hernanes. Belfodil tani do te largohet.” thote Manuel Baiocchini.

18:53 - Asgje per Inter-Vucinic. Sipas FcInterNews, nga burime te aferta me Malazezin eshte bere e ditur qe te gjitha bisedimet ndermjet tyre jane zhdukur. Dje, Vucinic ka zgjedhur qe te qendroj ne Juventus dhe eshte larguar teresisht nga merkato. Nuk eshte e sigurte, por sipas thashethemeve mund te ndodhe qe ne oret e fundit te rihapet mundesia perseri, qe Vucinic te vishet zikalter.

18:45 - Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio, eshte kthyer perseri ne zyret e Interit per oret e fundit te merkatos.

18:44 - Ne oret e fundit te merkatos, nuk do te kete ndryshime per Mudingayi dhe as per Marigan. Te dy lojtaret, kane refuzuar ofertat e disa ekipeve nga Italia dhe jashte saj, pra do te qendrojne ne Milano nen urdherat e Mazzarrit. Te dy do te perfundojne kontraten me 30 Qershor dhe do te largohen.

18:27 - Portali Tuttomercatoweb raporton se Sassuolo ka pegaditur te gjitha dokumentet dhe eshte e gatshme ta huazoje Belfodil. Por mund te kemi edhe ndonje sulm tjeter te fundit nga Livorno.

18:22- Ne hyrje shoqeria ben te ditur se merkato eshte e mbyllur. Ne dalje por kerkon te sistemoje Ranocchian. Nga ky moment e deri ne oren 23:00 nuk mund te perjashtohen surprizat. Keto jane fjalet e Andrea Paventit, gazetar i SKY afer zikalterve.

18:20- Marco Fassone, drejtori i pergjithshem i Interit, ka lene zyrat e Ghelfit dhe eshte kthyer tek zyrat e Interit.

18:14- Duket definivisht e deshtuar mundesia e shkembimit midis Vucinic dhe Guarin.

17:35- Per Guarin flitet nje rinovim i mundshem, duket se paqja eshte vendosur, kjo eshte ajo qe thote Sky, por do te flitet perseri me perfundimin e merkatos.

17:20 – Flet agjenti i Guarin: “Takova Ausilion per te qartesuar situaten, ishte nje takim normal dhe duhet te sistemonim disa gjera. Tweet i Guarin? Fredy flet me zemer gjithmone. Cili eshte qellimi i lojtarit? Ka nje kontrate deri ne 2016 dhe gjithmone ka qene keshtu. Situata e krijuar eshte faj i klubit? Ehm (ngre super dhe belbezon). Nese kam takuar Thohir? Jo, kam biseduar me Ausilion dhe mjafton.” (CanaleInter)

17:12- Tratativa Hernanes drejt mbylljes: ne fund Lazio do te marre ate qe do, 20 milione se bashku me bonuset.

17:00 – Nga zyrat e Interit sapo ka dale prokuratori i Guarin, Ferreyra, dhe eshte futur Beppe Bozzo, agjenti i Fabio Quagliarella. (Fcinter1908.it)

16:25- Erick Thohir eshte akoma ne Appiano Gentile. Ne stervitje e mbasdites ishte edhe Guarin (Fcinter1908.it).

16:10- Per Hernanes tek Inter mungon vetem zyrtarizimi (Sky).

16:00 - Ajo mes Inter dhe Juve eshte linja me direkte dhe e nxehte e javes. Pas takimit te mengjesit, gjate mbasdites, kane vazhduar kontaktet telefonike mes dy klubeve, te cilat vazhdojne te flasin. Juventus ka prezantuar nje tjeter oferte per Guarin, dhe ne tratative ka hyre edhe Quagliarella, qe nuk eshte stervitur sot, zyrtarisht per temperature te larte. Ne realitet, Juventus ofron edhe Vucinic edhe Quagliarellen per te perfeksionuar marreveshjen Guarin. I takon Interit te zgjedhe. (Gazzetta dello Sport).

15:10 - Hernanes eshte kapur nga FcInter1908.it ne dalje nga zyrat e Rinaldo Ghelfi. Per te jane ne plan vizitat mjekesore ne momentet e ardhshme.

14:48 – ZYRTARE – Sulmuesi i ri i Universidad ne Peru, Andy Polo, klasi 1994, eshte zyrtarisht nje lojtar i Interit. Eshte depozituar perpara pak minutash, kontrata e lojtarit te ri Peruan i cili do ti bashkohet keshtu Primaveres se Cerrone. (Lajmin e plote per blerjen e tij mund ta lexoni duke klikuar ketu: Andy Polo – Inter)

14:40 – Presidenti Erick Thohir ka mberritur ne Appiano Gentile ne keto momente. (Sky)

14:30 - Sulmuesi bardhezi, Fabio Quagliarella ishte ne fushe me shoket e skuadres por me pas eshte larguar nga stervitja. Eshte nxehur tratativa me Interin, por nga ambjenti bardhezi mohojne dhe thone se eshte me grip. (SportMediaset)

14:25 – Makina e Presidentit Erick Thohir gjendet tek parkimi i zyrave te Rinaldo Ghelfi. E mundeshme qe, pasi te kete qene ne Appiano Gentile, Presidenti te kete shkuar tek ish drejtuesi zikalter, ku historikisht jane nenshkruar kontratat e lojtareve te rinj qe blen Interi.

14:10 – Fabio Quagliarella eshte larguar nga stervitja e Juventusit. Sic tregohet nga SportMediaset, sulmuesi i Juventusit ka perfunduar ne shenjestren e Interit, qe po vlerson seriozisht hipotezen e blerjes se nje sulmuesi.

13:58 – Hernanes sapo ka arritur ne Milano. Eshte gati te beje vizitat mjekesore dhe te nenshkruaje kontraten deri ne 2018 me Interin. (Gazzetta)

13:53 – Erick Thohir sapo eshte larguar nga zyrat e Interit. (Fcin1908)

13:49 - Pavaresisht pergenjeshtrimit te agjentit te lojtarit ne FcInterNews, Inter eshte munduar te rihape me Juventus diskutimin per Vucinic. Gjithsesi, bardhezinjte kane kerkuar Mbaye. Menjehere ka ardhur nje tjeter refuzim nga kampi zikalter.

13:30 - Moyes mbyll portat per Nani: “Mund te fikni telekamerat per sa na perket ne. Merkatoja jone eshte e mbyllur. Do te largohen vetem disa te rinj ne huazim.

13.26 - Sipas disa zerave, Hernanes ne keto momente gjendet ne Milano, ne pritje per te firmosur kontraten e re me Interin.

13:15 – Ka qene nje mengjes intensiv: Duhet ti themi gjerat me radhe. Ne oret e para te mengjesit, ne Milano, ne nje nga hotelet e qendres, administratori delegat i Juventusit, Beppe Marotta ka takuar drejtorin teknik te Interit, Marco Brancen. Ka qene nje takim ku jane hapur raportet bilaterale ndermjet dy klubeve, pas krisjes publike me konferencen e Marottes dhe komunikaten e Interit. Branca dhe Marotta mund te kene folur serisht per shkembimin Vucinic-Guarin. Por asgje nuk eshte e sigurte. (Gazzetta dello Sport)

13:03 – Hernanes shkon tek Interi ne kembim te 20 milioneve ne total, duke perfshire edhe bonuset. (Sky)

13:00 – Flitet se ne mengjes ka pasur nje takim ne Milano ndermjet Juventusit dhe Interit. Prova dialogu per te shkembyer Guarin dhe Vucinic. (Gazzetta dello Sport)

12:30 – Shkembim Vucinic-Guarin? Ne kete moment eshte e pamundur te hapet. Agjenti i lojtarit eshte ne Rome, e nuk ndodhet as tek Ata Hotel. (Sky).

12:18 – Erick Thohir ndodhet ne zyrat e Interit ne keto momente. (Fcinter1908)

12:05 – HERNANES NUK NDODHET NE QENDREN STERVITORE TE LAZIOS PER TU STERVITUR. (SKY)

12:00 – Nje goditje surprizuese nese do te ndodhte. Livorno ne keto minuta ka arritur marveshjen me Ishak Belfodil. Nje operacion surprize qe nuk pritej, sepse Catania ne oret e kaluara kishte kontaktuar per lojtarin me Interin dhe Parmen. Per transferimin e sulmuesit mungon vetem drita jeshile nga ana e Interit. Belfodil po pret. Livorno gjithashtu. (Gianluca Di Marzio)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Etiketimet