Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,133 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mesfushori i Beneventos zbulon pas ndeshjes: “Interi ka qene e vetmja skuader ne Serie A qe…”

Mesfushori i Beneventos zbulon pas ndeshjes: “Interi ka qene e vetmja skuader ne Serie A qe…”
Inter Club Staff

Pas humbjes ne San Siro kunder Interit, Pasquale Schiattarella eshte prezantuar per mikrofonat e OttoChannel, ku ka pranuar madheshtune e Interit.

Ai ka thene se Benevento nuk ka qene pothuajse fare ne loje por Interi ka qene shume e madhe per mundesite e tyre.

Rikthimi yt eshte nje nga notat pozitive te ndeshjes se sotme…

“Fakti qe isha ne fushe per mua eshte nje fitore, kam kaluar nje moment jo te bukur por e kam lene pas shpines.”

“Natyrisht qe kam nevoje te stervitem per te gjetur kushtet e duhura, por une jam ne dispozicion te skuadres.”

“Sa keq per kete humbje, por e dinim cfare force ka Interi. Do te bejme menjehere maksimumin. E njoh mentalitetin e grupit dhe te marten do te filloje per ne faza e dyte.”

Sa ka peshuar ai autogol?

“Interi eshte nje nga skuadrat me te forta te ketij kampionati por dua ta them publikisht se ka qene skuadra e vetme qe na ka vene ne veshtiresi te madhe.”

“Si ne ndeshjen e pare por edhe ne ndeshjen e dyte nuk ka pasur fare ndeshje me ta: na kane dominuar dhe pike.”

“Autogoli peshon, por ata kane hapur probleme nga anet tona qe prej minutes se pare e deri ne minuten e fundit.”

Tani e ka radhen Sampdoria…

“Do te jete nje ndeshje shume e rendesishme, tani do te kemi disa ndeshje nga ku mund te dalim me pike. Me Interin dicka e tille doli te ishte e pamundur.”

“Sampdoria edhe pse ka lojtare me vlere, nuk eshte Interi. Te ulim koken, te punojme. Kush do te miren e Beneventos, duhet te beje nje hap me shume.”

“Ne maj duam te luajme perseri ne Serie A dhe duhet te bejme gjithcka per te arritur kete gje te gjithe bashke.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.