Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

301 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mihajlovic fjale shume te medha per Interin: “Kush thote se Interi eshte e dobet eshte nje…”

Mihajlovic fjale shume te medha per Interin: “Kush thote se Interi eshte e dobet eshte nje…”
Inter Club Staff

Inter rikthehet ne fushen e lojes pas humbjes ndaj Real Madrid dhe e ben kete gje ndaj Bolognes per javen e katert ne kampionat.

Diten e sotme, Sinisa Mihajlovic ka folur ne konference per shtyp ne prag te ndeshjes se neserme duke prekur shume tema.

Si eshte Arnautovic? A ekziston mundesia te pushoje nje ndeshje?

“Po pastaj kush luan? Une? Arnautovic ka ardhur ketu per te luajtur jo per te pushuar. Nese mund te beje pa problem tre ndeshje me kombetaren atehere mund ti beje edhe me neve. Luan nese eshte mire por edhe nese nuk eshte mire.”

Duke pare se neser luan kunder Interit a keni vene re ndonje Arnautovic te motivuar?

“Pse si ka qene ne ndeshjet e tjera? Ai nuk duhet te tregoje asgje. Te Interi ka qene nje femije, tani eshte nje burre.”

Cfare diference ka ndermjet Interit te Inzaghit dhe Interit te Contes?

“Kush thote se Interi eshte me e dobet eshte nje genjeshtar. Te dy skuadrat (edhe ajo e Contes) jane shume te forta. Kane humbur me siguri Lukaku dhe Hakimi, por kane marre Dzeko dhe hollandezin.”

“Tani me Dzeko mund te lejohet te kete ne fushe edhe nje kunder nje ndersa me Lukakun jo. Ai ishte fizikisht me i forte se te gjithe.”

“Dzeko e mbron topin ne nje menyre te ndryshme nga ai. Hakimi nderkohe ishte i forte si prapa dhe si para.”

“Edhe hollandezi eshte shume i forte por nuk e di a do te luaje neser. Gjithesesi Interi eshte shume e forte.”

“Mendoj se jemi pergatitur mire per kete ndeshje. Duhet te futemi ne fushe jo me idene se kemi humbur pa luajtur akoma. Ata jane shume te forte por kane pika te dobta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.