Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

709 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milanistat shperndajne FAKE NEWS: “Lautaro peshtyn Theon? Ja si qendron e verteta: ne video duket nje…”

Milanistat shperndajne FAKE NEWS: “Lautaro peshtyn Theon? Ja si qendron e verteta: ne video duket nje…”
Inter Club Staff

Eshte e pabesueshme se si nje tifozeri qe feston kaq rralle nje derbi te fituar ndaj Interit ka kohe edhe te shpike ngjarje qe nuk kane ndodhur.

Ne oret e fundit dhe sidomos diten e djeshme, nga nje pjese e mire e tifozeve te Milanit ne rrjetet sociale (kryesisht Twitter) jane shperndare pamje te Lautaros qe i uleret Theo Hernandez pas nje gjesti te shemtuar te ketij te fundit.

Nderkohe, duke u bazuar ne disa pamje jo te qarta, po keta tifoze akuzojne Lautaro Martinez qe ka peshtyre Theo Hernandez.

Sipas tyre, Theo Hernandez ka qene duke zbritur shkallet dhe Lautaro Martinez i ka uleritur dhe peshtyre nga lart. Por si qendron e verteta? Me sa duket pamjet e DAZN kane zbuluar gjithcka.

Ashtu si mund ta shikoni edhe ne videon me poshte, pas Theo Hernandez i ben nje gjest tifozeve te Interit duke i thene se nuk po i degjon, Lautaro cohet me shpejtesi per te replikuar me te.

Nderkohe qe ai zbret, Lautaro i uleret por fiks ne ate moment, ashtu si mund ta shikoni edhe te pamja video, pas Lautaros kalon dikush me nje xhup me steme.

Ne nje moment, stema e xhupit prapa Lautaros eshte ne pozicionin e gojes se Lautaros dhe pikerisht kete steme, milanistat e kane marre sikur eshte peshtyma e Lautaros.

Eshte e frikshme se si nje tifozeri e tere te shese si te vertete dicka qe duket shume qarte nga pamjet e publikuara nga DAZN ne oret e fundit.

Per me shume, gjykimin bejeni vete te video me lart!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.