Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

298 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti zbulon lajmin e pabesueshem: “Edhe mua me ofruan te isha pjese e Super League vite me pare. Por une…”

Moratti zbulon lajmin e pabesueshem: “Edhe mua me ofruan te isha pjese e Super League vite me pare. Por une…”
Inter Club Staff

Ne Rado Marte, gjate transmetimit ‘Si gonfia la rete’ ka folur edhe presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti.

Ai e ka nisur gjithcka ka Skudeto numer 19 qe po tenton te fitoje Interi: “Do te vinte pas pak kohesh. Ishte e pa evitueshme.”

“Piket skane rendesi asnjehere. Duhet ta mbyllesh ne menyre matematike per te qene i qete ne rrugetimin tend.”

“Me duket sikur skuadra eshte ne nje situate absolutisht pozitive. Conte ka qene shume i zoti, ka krijuar nje ambient dhe situate teper te bukur. Lojtaret japin shpirtin.”

“Ai ka ardhur si nje ish-juventin por eshte nje profesionist serioz dhe shume i zoti. Ka sjelle rezultate aspak te thjeshta.”

“Nje rikthim tek Interi? Jo, shpresoj qe Zhang te zgjidhe keto probleme qe ka tani ne menyre brilante per te gjithe ne.”

Ish-pronari zikalter me pas tregon interesin e vjeter per Marek Hamsik dhe Lavezzi: “Branca ishte shume i zoti dhe i informuar.”

“Me Hamsik gabimi ishte qe su ble kur ishte te Brescia. Jane shume lojtare te zote ne qarkullim e nuk mund ti blesh te gjithe.”

“Kur shkoi te Napoli, De Laurentiis me tha qe se shet dot. Ke do te merrja sot te Interi? Kante.”

Pastaj nje pyetje per arbitrat, dhe polemikat mbi Orsaton: “Pse nuk drejton me Interin? Sinqerisht nuk e kisha menduar dhe nuk e di pse. Eshte nje arbiter i mire. Mbase do i japin te arbitroje ndeshje ne fundit.”

Ne fund, ai ka zbuluar dicka te rendesishme edhe per Super League: “Tani eshte e thjeshte te themi se nuk do te kishim marre pjese.”

“Mua mu be shume vite me pare e njejta kerkese, kjo eshte nje situate e vjeter: une ne ate kohe u pergjigja negativisht. Refuzova.”

“Zgjidhja aktuale ishte e shtyre nga nevoja e klubeve per te rregulluar bilancet e tyre. Problemi ka ekzistuar dhe ekziston.”

“Le te themi se ka qene nje note e stonuar dhe momenti ishte i gabuar. Me kohen mbase do te harrohet por nuk eshte e thjeshte.”

“Super League per mua mbetet thjesht nje iluzion.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.