Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

559 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Inzaghi: “Ndeshje e rendesishme por jo decizive. Onana-Handanovic? Une kam zgjedhur: do te luaje…”

Inter, flet edhe Inzaghi: “Ndeshje e rendesishme por jo decizive. Onana-Handanovic? Une kam zgjedhur: do te luaje…”
Inter Club Staff

Pas humbjes me Bayern ne javen e pare, Inter do i beje vizite neser Viktoria Plzen per te kerkuar nje fitore ne grupin e Champions League. 

Kete ndeshje bashke me Inzaghin e ka prezantzar Milan Skriniar. Nderkohe, keto kane qene fjalet e tranjerit te Interit, para se te kalojme te fjalet e Milan Skriniar.

E nisim nga pyetja e pare: Onana apo Handanovic ne porte?

“Une e kam vendosur por nuk dua ta them ne kete moment. Nuk e di akoma per disa gjera per disa lojtare, sepse kemi edhe nje stervitje”.

“Neser ne mengjes do te punojme edhe pak ne fushe. Do te kemi nje takim me skuadren dhe eshte e drejte ta marrin vesh lojtaret perpara mediave”.

Cilat jane pikat e forta dhe te dobta te kundershtarit?

“Eshte nje skuader e forte fizikisht, e kam pare dhe e kam studiuar ne ndeshjet me Qarabag dhe Barcelonen”.

“Kane ndertuar dicka te bukur kete sezon. Ne stadiumin e tyre nderkohe kane qene te forte, kane lojtare te rendesishem si Chory, Mosquera, Sykora.”

“Jane lojtare te rendesishem. Kane shume fizik dhe jane te rrezikshem ne kundersulme”.

A mund te jete ndeshja e ktheses per Interin neser?

“Patjeter, eshte nje ndeshje e rendesishme. E dime qe na ka ndodhur grupi me i veshtire i mundshem ne te gjithe Champions por ne do e provojme”.

“Debutimi ska qene nder me te miret, por e kemi provuar dhe Bayern eshte treguar me i mire se ne. E dime qe kjo ndeshje do te jete e veshtire por duam te perballemi sa me mire te mundemi”.

A pret nje ndeshje si ndaj Slavia Praga? 

“Ne ate ndeshje stervisja Lazion. E mbaj mend qe kane qene ndeshje te veshtira, por kane qene dy ndeshje te ndryshme. Cdo ndeshje ka historine e saj”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.