Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 31, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Mostra” me kemben e arte: gola, assiste dhe leadership, Barella eshte gjithmone e me shume fantastiku i Interi!

“Mostra” me kemben e arte: gola, assiste dhe leadership, Barella eshte gjithmone e me shume fantastiku i Interi!
Inter Club Staff

Barellino me kemben e arte qe ka shume grinte eshte rikthyer. Pas nje nisje sezonale individuale shume te dobet, ai ka pesuar nje rritje teper te madhe.

Lojtari eshte kthyer te ndricoje ne fushe dhe eshte nje nga protagonistet me te rendesishem te Interit ne kete moment qe po kalon.

Ai deri me tani ka luajtur ne 16 ndeshje dhe ka shenuar gjashte gola dhe ka dhene pese assiste ne total.

Lojtari i lindur ne 1997, sezonin e shkuar ka bere vetem kater gola dhe ka dhene trembedhjete assiste ne total.

Numra keto qe tregojne se si ai po shkon drejt nje sezoni rekord me Interin nese do te vazhdoje kjo forme.

Per te gjetur shifra te tilla, duhet te kthehemi shume kohe prapa ne kohe, ne 2017-2018, kur ai me Cagliarin arriti te shenonte gjashte here.

Ne ate sezon, ai shenoi ndaj Spal, Torino, Milan, Lazio, Benevento dhe Genoa. Por ne ate vit, nuk dha dot asnje assist.

Ai ben pak a shume gjithcka vete: vrapon, preson, mbron, sulmon por edhe shenon, e kur nuk shenon dot, ndihmon shoket.

Pikerisht ne ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, ai nuk shenoi dot (ka shenuar kater gola ne pese ndeshjet e fundit…), por dha nje top te mrekullueshem per Dimarco qe me pas dha assist per Dzeko.

Pra, nje assist per assist, sepse Barella di ta beje edhe kete gje. E gjithcka nderkohe qe i mungon ‘partneri i krimit’, Marcelo Brozovic.

Jane numra dhe paraqitje keto qe tregojne njehere e mire leadershipin qe ai ka rigjetur tek Inter: Nicolino ne sezonin e shkuar kishte treguar anen e tij te papjekur ne Madrid, kur mori nje karton te kuq qe i kushtoi shume atij dhe Interit.

Por qe prej atehere, lojtari ka pasur nje rritje edhe ne personalitet, dhe ne temperament. Nje detaj qe i ka mbetur ne mendje.

Nga Madridi i vitit te kaluar te Barcelona e ketij sezoni, ku ishte pikerisht ai qe mori perdore skuadren ne Camp Nou.

Me nje Barella te tille nuk eshte problem edhe kur sulmuesit nuk shenojne, sepse ai ka treguar se di ta beje shume mire edhe kete detyre.

Por te mos harrojme edhe dicka tjeter: nese Barella shenon, atehere goli eshte direkt spektakolar. Ky njeri nuk ka shenuar ne jeten e tij zikalter as edhe nje gol te vetem banal!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.