Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

606 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sneijder, kujtime te tmerrshme: “Kur luaja, vodka ishte bere mikja ime me mire. Por fshihesha duke perdorur…”

Sneijder, kujtime te tmerrshme: “Kur luaja, vodka ishte bere mikja ime me mire. Por fshihesha duke perdorur…”
Inter Club Staff

Ne autobiografine e tij, te publikuar nga Kees Jansma, Wesley Sneijder, pershkruan ne detaje te kaluaren e tij dhe eshte ndalur sidomos tek transferimi i tij te Real Madrid.

“Pas pese vitesh tek Ajax, isha gati. E kisha mbyllur me Eredivisie. Ne sezonin tim te peste shenova edhe 12 here si mesfushor.”

“Isha gati per nje aventure te re dhe Soren Lerby, agjenti im, kishte folur me Valencian. Nje klub i mire, sigurisht, por jo me i miri ne absolut.”

“Me donte edhe Real Madrid. Oferta e tyre ishte prej 24 milionesh dhe Ajax deshironte 30 milione euro. Ajax mbante nje pozicion te forte dhe po ashtu edhe Real Madrid.”

“Isha i zhgenjyer, po mbyllej keq me klubin tim te endrrave. U futa me pas ne diskutime ndermjet dy klubeve dhe vendosa te mos luaja ndeshjen e Superkupes Ajax-PSV.”

“E kisha kaluar te gjithe femijerine time tek Ajax dhe kisha luajtur aty per vite me radhe. Ai klub me kishte dhene shume. Por mu desh ta beja ate veprim te keq per te shtyre per shitjen time”, tregon hollandezi.

Ishte vera e 2007 dhe Sneijder transferohet ne Madrid, por jo cdo gje qe ndrin eshte ar: “Isha i ri, dhe suksesin e vleresoja me kujdes. Por me pas, dicka shkoi keq.”

“Nuk merja droge, por alkol dhe rock n roll. U mesova, sepse aty vleresoheshe si nje lojtar i vertete. Cdo gje qe ha jashte kishte mantelin e dashurise.”

“Nuk mund te them gjithesesi se e kam mbajtur veten ashtu si duhej. Ne nje moment, vodka ishte bere mikja ime me e mire dhe kjo gje nuk ishte ne rregull per mua dhe per skuadren…”

Nderkohe, martesa ime e pare kishte perfunduar dhe une kisha nje femije, Jessey. “U lash vetem dhe e shihja shume pak Jesseyn e vogel.”

“Por meqe jemi ketu, pse te qendrosh vetem kur ke mjaftueshem shok per te kaluar kohen e lire? Nuk po e kuptoja nderkohe, qe gjat kesaj kohe, shishja e vodkes ishte bere mikja ime me e mire.”

Ne ate epoke edhe Arjen Robben dhe Ruud van Nistelrooy luanin me Real Madrid dhe i kishin thene shume here Sneijder qe duhet te nderronte stilin e tij te jetes.

“Me thonin se nuk do te luaja ne nivele te larta nese vazhdoja te beja keshtu. Luaja mire, por me thonin se mund te beja edhe me mire.”

“Fizikisht, nuk e ndjeja fare”. Por sezonin e dyte me Real Madrid, Sneijder e cileson si ‘dramatike’ ate qe ndodhi.

“Luaja shume, por shume mire. Por isha me pak i peqendruar. Sjellja ime nuk ishte e denje per Real Madrid.”

“Genjeja veten time se cdo gje po shkonte mire dhe po vrisja inteligjencen time futbollistike.”

“Fizikisht po fundosesha. Vrapoja me pak, fshihesha pas teknikes sime. Mendoja se askush nuk e vinte re, por shoket e dinin.”

Ky ka qene ajo qe ka thene Wesley Sneijder per problemin e tij me alkolin tek Real Madrid, nje problem qe e ka trashiguar edhe me pas ne eksperiencen e tij me Interin dhe qe solli ne nje fare menyre lamtumiren e tij nga zikalterit drejt Turqise.

Ne kohen e Stramaccionit, ai ka pasur nje zenke me Stramaccionin dhe Brancen ne nje feste te skuadres pikerisht nen efektin e alkolit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.