Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA e Inter-Crotone: Ishte apo nuk ishte penallti prekja me dore e Brozovic? “Kroati e preku kur…”

MOVIOLA e Inter-Crotone: Ishte apo nuk ishte penallti prekja me dore e Brozovic? “Kroati e preku kur…”
Inter Club Staff

Ne ndeshjen ndaj Crotones, arbitri i zgjedhur Gianluca Aureliano nga Bologna (qe ka bere edhe debutimin sot) ka drejtuar nje ndeshje mjaft te mire.

Ai ka dhene edhe nje penallti (me ndihmen e salles VAR) por ka qene nje arbiter i drejte ne fushen e lojes dhe vendimet e tij nuk kane qene ne asnje moment te gabuara.

Keshtu, le te marrim bashke me radhe momentet per MOVIOLE ne kete ndeshje:

19′ – I rregullt pozicioni i Lautaros pas assisit te Lukaku ne rastin e golit te barazimit: argjentinasi niset ne pozicion te sakte.

33′ – Vidal godet ne kembe Reca ne zonen e rreptesise dhe shkakton penallti. VAR korigjon arbitrin qe vazhdoi lojen. Penalltia ishte e sakte.

55′ – Protesta te Crotones per nje prekje me dore te Brozovic ne zonen e Interit. Por me pare topi qe prek doren e Brozovic, kishte prekur gjurin e kroatit duke u devijuar. Keshtu, nuk mund te jepet penallti. Vendimi ishte i sakte.

87′ – I sakte pozicioni i Darmian ne nisjen e topit nga Martinez ne aksionin qe mbyllet me golin e Hakimit. I rregullt edhe ky gol.

Keshtu, nje ndeshje me te vertete e drejtuar mire nga arbitri i ndeshjes Aureliano. Sikur te ishin keshtu te gjithe arbitrat e Serie A, me siguri kampionati do te ishte shume me i mire dhe shume me i drejte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.