Repubblica i habit te gjithe: “Inter, po vjen sulmuesi qe kerkon Conte: ja lojtari qe ka zgjedhur Marotta!”
Do te jete nje merkato e veshtire, ashtu si eshte konfirmuar edhe nga Marotta perpara ndeshjes me Crotonen.
Kriza ekonomike boterore qe ka pasuar pandemine i ka hedhur te gjithe ne gjunje, edhe klubet e medha te Europes.
Por ketu nuk ben perjashtim as Interi. Gjithesesi, drejtuesit zikalter do te mundohen qe te kenaqin Antonio Conten me aq sa te munden.
Si fillim, ata po bejne gjithcka qe te sjellin ne Milano nje sulmues te denje per te qene zevendes-Lukaku ne skuadren e Contes.
Me sa duket, emri i perzgjedhur per Interin ne sulm eshte Graziano Pelle, nje lojtar i lire pas perfundimit te kontrates ne Kine.
Ky i fundit ka punuar edhe me pare me Conten, qe e ka pasur te preferuar kur ai drejtonte kombetaren e Italise.
Per kete ka folur Reppublica diten e sotme: “Eshte pikerisht Pelle emri i sulmuesit qe ka vene dakord Conten dhe drejtuesit.”
“Conte do te preferonte Dzekon, por duket shume i veshtire per tu arritur. Prandaj, Pelle po behet gati te transferohet ne Milano. Ai ne keto momente po kerkohet edhe nga Juventusi.”