Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

647 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo i shtang te gjithe: “Rafinha eshte shume prane rikthimit tek Interi? Ai i ka kerkuar falje…”

Mundo Deportivo i shtang te gjithe: “Rafinha eshte shume prane rikthimit tek Interi? Ai i ka kerkuar falje…”
Inter Club Staff

Inter mund te riktheje ne shtepi nje lojtar qe me bluzen zikalter ka bere shume mire dhe me tifozet zikalter ka mbetur shume i lidhur.

Behet fjale per Rafinha: braziliani eshte ne huazim te Celta nga Barcelona dhe ata kane nje te drejte blerje prej 16 milione eurosh.

Celta deshiron qe ta konfirmoje lojtarin, por nuk e ka ne dispozicion shifren qe kerkon Barcelona.

Keshtu, pas lojtarit tashme jane hedhur disa klube ne sulm dhe ne mesin e tyre, edhe disa nga Italia.

Sipas asaj qe shkruan El Mundo Deportivo, Interi eshte gjithmone pas lojtarit dhe kete vere mund te provoje zyrtarisht qe te riktheje Rafinhen ne Milano.

Gjithesesi, Interi ka nje kusht shume te rendesishem: ne kete operacion nuk duhet te futet aspak Lautaro Martinez, dy operacionet duhet te jene te ndara.

“Mesfushori i ka bere me dije nderkohe Barcelones se nje klub ne Itali e kerkon, por nuk i ka parate qe kerkon Barcelona.”

“Por vete Rafinha, po mundohet me te gjitha menyrat qe ta beje te mundur kete transferim. Ai e enderron nje rikthim te Interi me shume se cdo gje tjeter.”

“Edhe pse Rafinha se ka bere me dije ende emrin e klubit, mendohet se pas tij eshte Interi. Duke pare edhe ndjenjen e vecante qe ai ka per zikalterit…”

“Ai madje i ka kerkuar falje edhe Celtes se nuk mund te pranoje dot oferten e tyre nese Interi do te trokase ne deren e Barcelones. Interi mbetet nje prioritet per te”, tregon MD.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.