Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Oferte e re per Icardin nga Juventusi: cash plus dy lojtare! Por Interi e ka refuzuar menjehere!

FcIN – Oferte e re per Icardin nga Juventusi: cash plus dy lojtare! Por Interi e ka refuzuar menjehere!
Inter Club Staff

Do te jete nje e diele zjarri ajo qe do te perjetojne Interi dhe Juventusi.

Ne valle eshte e ardhmja e Mauro Icardit qe ka refuzuar keto dite propozimet e Napolit, Monacose dhe (mbase) edhe te Atletico Madrid.

Ne javet e kaluara flitet se ai ka refuzuar edhe Romen, Arsenal dhe Beijing Gouan. E vetmja skuader qe ka pelqimin e tij eshte Juventusi me fansin e tij te madh, Fabio Paratici.

Kujtojme qe pikerisht ky i fundit e ka zbuluar te Barcelona dhe e ka marre me vete ne Itali tek Sampdoria.

Thonim se do te jete nje e hene e zjarrte: Interi deshiron te shese Mauriton dhe me shume mundesi nuk deshiron ta beje kete gje tek Juventusi.

Por te Interi kane kuptua qe Juventusi mund te jete skuadra e vetme qe mund te pranoje Icardi.

Prandaj ka pasur nje hapje ndaj Juventusit nga ana e Interit, por ata duhet te bejne nje oferte 70-80 milione euro minimumi cash.

Nje zgjidhje eshte qe oferta mund te behet duke ofruar edhe lojtare, por vetem ate qe deshiron Interi.

Keshtu, sipas lajmeve te fundit ne keto minuta, me sa duket Paratici ka bere gati oferten e fundit per Icardin (Marotta sapo e ka marre lajmin).

Jane ofruar 40 milione euro cash dhe Paratici dhe ne kete oferte eshte tentuar te perfshihet edhe kartoni i Mario Mandzukic dhe Blaise Matuidi.

Por Interi e ka refuzuar menjehere per ta refuzuar kete oferte pa lindur asnje tratative: ose minumi 70-80 milione euro, ose vetem Paulo Dybala ne kembim. Askush tjeter dhe Juventusi eshte paralajmeruar per kete.

Si do te perfundoje dita e hene? “Gjithcka mund te ndodhe”, keshtu eshte shprehur zevendes presidenti bardhezi Pavel Nedved.

Fjale qe nuk tregojne asgje por qe fotografojne nje situate qe mund te zhvillohet shume shpejt, brenda pak oresh.

Per momentin Maurito me te vertete qe do te pranonte vetem Juventusin dhe eshte me larg se kurre me skuadren: ai nuk ka qene prezent as ne darken e shtruar nga skuadra edhe pse ka vazhduar te refuzoje ofertat e tjera.

Me te vertete qe pritet qe dita e merkatos te jete shume e zjarrte per te dyja skuadrat. Mauro Icardi mund te levize pikerisht ate dite, por Interi nuk do te pranoje ne asnje moment presionin e lojtarit apo te Juventusit. Ai do te shitet vetem per nje oferte te pranueshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.