Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,993 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta revolucion dhe ndryshim te prioriteteve te Interit. Dhe mesazhi ndaj Suning eshte i forte.

Marotta revolucion dhe ndryshim te prioriteteve te Interit. Dhe mesazhi ndaj Suning eshte i forte.
Ardis
  • On 23/12/2018, 20:35

Rezultatet sportive jane lokomotiva e te ardhurave komerciale. Beppe Marotta vetem me nje fraze, ka ndryshuar dhe permbysur prioritetet e Interit. Zikalterit, qe kur Suning ka marre drejtimin, kane vene ne plan te pare nevojen e riorganizimit ekonomik te klubit.

Rritje te te ardhurave dhe kontroll te kostove si nje motorr te fillimit te nje rilindje zikalter. Rezultati u arrit, mes shume veshtiresive dhe shume niveleve te natyres financiare, me Setlement Agreement si nje thember te Akilit ne cdo operacion te Ausilios dhe te gjithe dirigjences zikalter.

Tashme, per te bere kapercimin perfundimtar te kualitetit, nuk mjaftojne vetem kontaktet e Suning ne Kine dhe ne boten aziatike, shenje paralajmeruese te akordeve te mira komerciale, qe kane bere qe te rriten te ardhurat zikalter, duke i lejuar liri ne manovrimin e merkatos, edhe me rezultatet pozitive shume poshte ne historine zikalter.

Me te drejte eshte festuar per ate pocizionim ne vendin e katert te fituar ne sekonden e fundit me shume mund, por tashme eshte koha te cojme Interin ne dimensionin e tij te vertete, me lojtare qe jane mesuar te fitojne trofe, jo vetem qe te marrin pjese.

Edhe ne kete pike, Marotta eshte treguar i qarte dhe mesazhi ndaj Suning: Nuk eshte koha per te rregulluar ekipin, eshte momenti per te marre lojtare qe bejne diferencen. Dhe kjo eshte gjithashtu deshira e shoqerise, ka shpjeguar Marotta perpara ndeshjes Chievo – Inter.

Per te ngacmuar interesin e partnereve komerciale rajonale, pavaresisht fusheveprimit te gjere nderkombetar, mund te mjaftoje brandi i Interit dhe magjepsja e Suning, per te pasur mundesi te ulen ne te njejten tavoline me ekipet e medha, duhet nje skuader fituese.

Te ardhurat nga NIKE dhe PIRELLI nuk jane absolutisht ne nivelin e nje skuadre ambicioze. Por per te ngritur zerin me dy sponsorat kryesore, Interi duhet te kthehet te fitoje trofe. Fjale te Beppe Marotta-s.

Eshte koha per te rivendosur rezultatet sportive ne qender te projektit, eshte koha per ti dhene prioritet maksimal fushes, me te ardhurat komerciale qe do te jene nje rrjedhoje logjike te sukseseve ne drejtkendeshin e gjelbert.

Duket nje mesazh banal, eshte nje revolucion autentik. Kjo do te thote te imagjinosh me ne fund nje Inter ne nivelin e te kaluares. Dhe nuk eshte aq banale sa mund te duket.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.