Ne Angli – Marotta eshte hedhur ne sulm per lojtarin e Arsenal: klubi anglez kerkon plot 30 milione euro!
Emer i ri per krahun e djathte te Interit (edhe pse eshte permendur njehere edhe ne te kaluaren): sipas asaj qe shkruan Mirror, zikalterit kane vene syte tek Hector Bellerin.
Mbrojtesi i krahut Spanjoll ka nje kontrate me Gunners deri ne 30 qershor 2023 me Arsenal dhe lojtari i klasit 1995 nuk e ka rinovuar ende kete kontrate.
Pikerisht per kete fakt, ai ka marre kohe qe te mendoje me mire e ardhmen e tij qe mund te jete larg Londres.
Klubi zikalter, po monitoron me kujdes situaten e tij dhe Marotta po e mendon seriozisht te beje nje oferte per te.
Ai e ndjek Bellerin sipas Mirror qe nga koha qe ka qene tek Juventusi dhe vlereson shume shpejtesine e djaloshit.
NJE PROFIL PREJ INTERI – Zikalterit jane ne kerkim te lojtareve te krahut qe mund te rrisin nivelin teknik te skuadres.
Profili i Hector Bellerin eshte perfekt per kerkesat teknike te Contes dhe parametrat qe deshiron te respektoje shoqeria.
I ri (25 vjec sapo i ka mbushur) me nje eksperience nderkombetare te madhe ne krahet e tij.
Arsenali nuk deshiron te privohet nga nje nga lojtaret me te mire qe kane nderkohe, dhe prandaj kane vendosur menjehere cmimin e kartonit te tij.
Klubi londinez kerkon 27 milione sterlina (rreth 30 milione euro).