Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Franca – “Zbulohet prapaskena: PSG ka kerkuar Perisic, por Marotta i ka derguar nje mesazh te qarte…”

Nga Franca – “Zbulohet prapaskena: PSG ka kerkuar Perisic, por Marotta i ka derguar nje mesazh te qarte…”
Inter Club Staff

Me sa duket jo vetem Brozovic, por Paris Saint Germain e ka menduar seriozisht transferimin edhe te nje lojtari tjeter te Interit.

Sipas asaj qe tregon nje nga sajtet e specializuar per merkaton ne France, Paris Saint Germain i ka hedhur syte seriozisht tek Perisic dite me pare.

Per kete flet ne vecanti Foot Mercato, sipas te ciles, Leonardo po kerkon perforcime ne sulm dhe kroati i Interit eshte pare nga ai si nje mundesi unike ne merkato.

Por gjithcka – sips Foot Mercato – e ka komplikuar Marotta me levizjen e tij: sipas tyre, administratori i deleguar i Interit i ka derguar nje mesazh te qarte PSG dhe e ka nxjere jashte merkatos lojtarin duke publikuar nje interviste te tij tek Inter TV.

Ky ka qene nje sinjal i qarte per qendrimin e tij ne Milano, dhe nuk i ka lene shume mundesi per te manovruar Leonardos.

Ky i fundit kishte menduar se mund ta rrembente lojtarin ne nje huazim te thjeshte, por me sa duket, duhet te nderroje objektiv.

Ivan Perisic nderkohe, disa dite me pare ka folur per mikrofonat e Inter TV dhe ka thene se ka nje kontrate dy vjecare me Interin dhe se deshiron te fitoje ne Milano.

Nderkohe, ne France mbase nuk dine asgje edhe per raportin e tij me Mauro Icardin, sepse ndoshta nuk do te publikonin histori merkatoje me nje transferim te mundshem te tij ne Paris.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.