Nga Spanja jane te sigurt: “Interi po tenton shkembimin me Real Madrid? Ne kembim te Eriksen…”
Lajmet e merkatos ne kete vere nuk kane te ndalur e kjo mbase edhe per shkak te situates se cuditshme qe po kalon futbolli.
Situata e pandemise ka prekur ndjeshem edhe merkaton e lojtareve dhe ne kete menyre, klubet po tentojne qe te jene sa me kreative me shkembimet.
Dhe keshtu, nga Spanja, zerat me te fundit flasin per nje shkembim te mundshem te Interit me Real Madrid.
Sipas tyre, ne Milano mund te vije lojtar i Real Madrid, Regullion qe kete sezon ka luajtur me Sevilla duke fituar edhe Europa League.
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
Vetem 3 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/6lURv1xrKW
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 11, 2020
Po ne Madrid, kush do te shkonte? As me shume e as me pak, por vete Christian Eriksen, ylli zikalter qe ende nuk ka treguar potencialin e tij ne Milano.
Sipas asaj qe tregon Don Balon ne Spanje, kjo eshte thjesht nje ide per momentin dhe ne ditet ne vazhdim mund te kemi ne tentative zyrtare per nje shkembim nga klubet.
Eriksen ne kete moment nuk po kalon nje moment te mire ne Milano dhe zerat per nje largim te tij jane shtuar ndjeshem.
Nderkohe Real Madrid deshiron te shese lojtarin e saj te krahut duke qene se ne ate krah jane te mbuluar.