Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,026 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje tjeter levizje anti-Inter nga familja Icardi. Corriere: “Kjo tregon se ata nuk kane kuptuar asgje deri me tani.”

Nje tjeter levizje anti-Inter nga familja Icardi. Corriere: “Kjo tregon se ata nuk kane kuptuar asgje deri me tani.”
Inter Club Staff

Mauro Icardi vazhdon qe te prese, vazhdon qe te shtyje cdo vendim rreth te ardhmes. 

E nderkohe qe Roma ka vendosur qe te mbaje dhe te rinovoje me Dzeko, tashme Icardi ka nje destinacion me pak per te ardhmen e tij.

Por me sa duket, Maurito ka nje strategji te qarte ne mendje, nje strategji qe qellimin e vetem e ka te demtoje Interin.

Kete gje e thote Corriere dello Sport ne shkrimin e saj dhe nuk perdore fjale me nenkuptime per ta thene kete gje por e thote ne menyre te drejteperdrejte.

“Puna qendron ketu – shkruan Corriere dello Sport -. Icardi sot per sot nuk ka asnje qellim te largohet dhe po tenton qe te shkoje totalisht kunder deshires se Interit.”

“Ai deshiron qe me zgjedhjen e tij ti kushtoje Interit shtrenjte, duke i ngjallur shqetesim klubit e duke i thene vazhdimisht se nuk eshte i vendosur dhe se do te vendose per gjithcka vetem ne fund.”

“Por Icardis (familja Icardi) mendon se ne fundin e merkatos, vetem e vetem per te mos e mbajtur ne skuader, Marotta dhe Ausilio do te dorezohen perballe tij dhe do te pranojne ta huazojne lojtarin tek nje skuader tjeter. Ose ose, ai mendon se me kete presion ndaj Interit, mund te ri-grumbullohet ne skuader dhe do te dilte fitimtar peballe drejtuesve. Por kjo tregon se Icardis nuk kane kuptuar asgje deri me tani dhe me te gjithe kete po bejne lojen e kundershtareve te Interit dhe jo lojen e nje personi qe ka qene kapiten i skuadres.”

“Ai ne kete skenar do te fitonte nje vit me Interin, por nuk do te pranont asnje rinovim kontrate sepse qellimi i tij eshte te qendroje dhe te largohet me parameter 0 pas dy vitesh nga Interi, qofte edhe nese cmimi per tu paguar eshte dy vite pa luajtur ne tribune.”

“Per klubin zikalter nderkohe deshira e Icardit per tu larguar tek Juventusi, mund te realizohet vetem nese Dybala do te zbarkoje ne Milano dhe ne te kundert nuk ka asnje shans. Ose Juventusi duhet te paguaje 20 milione euro me shume se skuadrat e tjera, plot 80 per Mauriton.”

“Por nuk eshte aspak nje situate e qete ne kampin zikalter rreth Mauros: levizjet e tij deri me tani jane konsideruar totalisht si anti-Inter dhe fjalet “per Interin, me Interin” qe ai tha vetem pak muaj me pare, duket se i ka marre era dhe jane nje kujtim i larget qe nuk kane asnje lidhje me ta tashmen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.