Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,182 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – De Vrij nje gjigand. Icardi nje dem i cmendur. Ndersa Politano dhe Nainggolan…

NOTAT – De Vrij nje gjigand. Icardi nje dem i cmendur. Ndersa Politano dhe Nainggolan…
Inter Club Staff

Interi arrin te fitoje ndaj PSV me rezultatin 1-2 ne Hollande dhe arrin te jete keshtu me 6 pike te plota ne klasifikim me Barcelonen ne pritje te dy perballjeve me ta. 

Keto jane notat pas ndeshjes se sotme:

HANDANOVIC 6,5 – Kush pretendon qe Handanovic duhet te dale me shpesh kur jane topa te gjate, pas asaj qe beri tek rasti i Bergwijn do te kete ndryshuar ide. Gjithesesi arrin te shpetoje naten e tij me ate super pritje ndaj Malen qe do te bente xhiron e botes nese do te ishte shenuar.

D’AMBROSIO 6 – Pjese e pare shume e keqe: shume gabime teknike ne presing, rreziqe te shumta per Handanovic plus edhe veshtiresia ne suportimin e shpejtesise se Bergwijn. Me miren e pjesen e dyte kur PSV sulmon me pak nga ana e tij.

DE VRIJ 7 – Nemo profeta in Patria est? Ndoshta, por jo per te. Atyre qe i kane kujtuar ate 10-0 ne Philips Stadion te shume viteve me pare ai i pergjigjet me nje ndeshje prej gjigandi. Anullon totalisht De Jong dhe nuk humbet asnje duel sidomos kur duhet te hidhej me lart se te tjeret.

SKRINIAR 7 – Nje tjeter paraqitje shume e mire e tij edhe ne arenen nderkombetare. Eshte rikthyer kesaj radhe ne qender dhe tregon edhe njehere tjeter sigurine e tij. Kur eshte momenti per te marre ne dore ndertimin e lojes qe nga mbrojtja, e mer persiper edhe ate detyre. I pakalueshem.

ASAMOAH 6,5 – Nje tjeter ndeshje shume pozitive e tij. Menaxhon ne menyre perfekte mbrojtjen dhe rrezikun qe quhet Lozano. Gjithmone ne pozicionin e tij dhe nuk humbet asnje top. Nje blerje shume e mire, nder me te mirat.

BROZOVIC 6 – Ritem teper i ulet e kesan radhe nuk eshte vetem faji i shokeve qe nuk levizen ne fushe. Shpesh here gabon ne sistemimin e topit sepse e dergon tek shoket qe sjan ne pozicion te volitshem. Por gjithmone ne qender te lojes. Pa ate ne fushe Interi nuk eshte Inter.

VECINO 6,5 – Pas golit te fitores ndaj Tottenham, ndihet edhe njehere nga me te rendesishmit ne pjesen e pare ku pati tre here shansin per te shenuar. Ne mesin e fushes luan me kujdes sot dhe nuk le vetem asnjehere Brozovic. Pike referimi ne mesin e fushes dhe shpesh here jep pasimin atehere kur duhet. Super kros per Icardin por ai nuk arriti ta shenonte ne pjesen e dyte.

POLITANO 7 – Nje nisje teper e mire e tij qe shpesh here mer iniciativen ne krahun e djathte edhe pse gjen perballe gjithmone dy lojtare te PSV. Luan me shpejtesi dhe eshte i vetmi qe ben te levize shume mbrojtjen e Van Bommel. Ne pjesen e dyte dhimbje koke perseri per kundersharet. Me raste i pakapshem.

NAINGGOLAN 7 – Ne fillim gabon ne gjetjen e hapsirave ku zakonisht mer topin. Pastaj fut ne pune muskujt dhe tekniken sa arrin te krijoje raste per gol. Me kalimin e minutave rritet. Goli i barazimit eshte topik i markes se Radja Nainggolan.

BORJA VALERO NGA MINUTA E 86 – pa vote.

PERISIC 5,5 – Shpesh here me frike dhe i pasigurt, vuan shume prezencen e Dumfries qe i jep pak hapsira. Jo mire ne fazen e ndertimit por ne faza te ndryshme te lojes jep nje ndihme te cmuar per mbrojtjen.

CANDREVA NGA MINUTA E 90 – pa vote.

ICARDI 7,5 – Gol, i dyti radhazi ne Champions. Gjithcka lind nga nje gafe e mbrojtjes dhe e portierit, por ai si nje dem i vertete arriti ta fitonte me force ate top. E veshtire ta kujtosh se kur ka qene hera e fundit qe ka pasur kaq shume raste sa sot ne nje ndeshje. Ne fund te ndeshjes kthehet ne nje mbrojtes dhe jep nje ndihme te cmuar.

TRANJERI SPALLETTI 7,5 – Goli i Rosarios ne pjesen e pare ishte nje padrejtesi sportive per momentin kur u pesua dhe menyren sepse Interi po luante nje loje te mrekullueshme. Pavarsisht disavantazhit, ai ndryshoi disa here rreshtimin gjate lojes dhe u arrit goli i barazimit dhe i avantazhit. Nje fitore ajo sot sidomos e tija.

PSV EINDHOVEN: Zoet 5,5, Dumfries 6,5, Schwaab 5, Viergever 5, Angeliño 6, Rosario 6,5, Hendrix 7, Lozano 5,5, Pereiro 5,5 (dal 75′ Malen 6,5), Bergwijn 6,5, De Jong 5. All. Van Bommel 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.