Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,003 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Gjithmone Brozovic plus 10 te tjere. D’Ambrosio-Candreva, Camp Nou eshte shume per ta!

NOTAT – Gjithmone Brozovic plus 10 te tjere. D’Ambrosio-Candreva, Camp Nou eshte shume per ta!
Ardis
  • On 24/10/2018, 23:43

Interi humbet ne Barcelone me rezultatin 2-0 nje ndeshje  qe per hir te vertetes nuk eshte se luajti ashtu si te gjithe prsinin.

Por kjo eshte edhe merite e Barcelones dhe mbajtjes se topit perfekte qe ato kishin sot.

Keto jane notat e ndeshjes sipas FcInter1908.it:

HANDANOVIC 7 – Pret cfare duhet te prese, ishte dicka e parashikuar qe do te kalonte nje mbremje te levizshme

D’AMBROSIO 5 – Ne mbrojtje provon te bllokoje ashtu sic di por kur behet fjale per te rinisur aksionin nuk jemi gjekundi.

SKRINIAR 6 – Ne rastin e golit te Rafinhas “digjet” nga ish shoku i tij por asisti i Suarez ishte nderhyrje shume e mire sa pothuajse e liron nga faji. Me pas dhuron disa nderhyrje te fuqishme.

MIRANDA 6.5 – I karikuar per kete ndeshje gala, braziliani nuk figuron aspak, pavaresisht kundershtareve qe ka perballe.

ASAMOAH 5.5 – I druajtur, deri ne shume i druajtur, marredhenia me Perisic prodhon pak ose asgje.

VECINO 6.5 – Nje nga lojtaret pozitive te mbremjes. Me fund dhuron dicka me shume ne kundersulme qe te pakten te krijon idene e rrezikshmerise. Ne rritje te dukshme edhe fizikisht.

BROZOVIC 7 – Lojtari me illuminues. Si gjithmone. Eshte lideri absolut i kesaj skuadre, topit kalojne te gjitha nga ai, per te qene preciz, urdher nga Spalletti. Eshte bere me te vertete i pazevendesueshem.

CANDREVA 5 – Nje ndeshje per tu harruar per sulmuesin e krahut. Nuk e shikojme fare ne pjesen e pare, nuk arrinte te beje nje depertim te denje qe te vihet re. Skuadra nuk e ndihmon por edhe ai humbet shume topa.

BORJA VALERO 5 – Kesaj here nuk arriti te perseriste ate qe beri ne derby. Barcelona e ve shpesh ne mes, dhe kur duhet te mbaje nje ritem te cmendur per te kerkuar te rekuperoje ndonje top vihet ne veshtiresi te dukshme.

PERISIC 5 – Nje depertim, ne drejtim te Icardit. Por jemi shume larg atij Perisic qe eshte lider ne krah. Problemi fizik po e kushtezon shume.

ICARDI 6 – Vazhdimisht vrapon. Dhe eshte e dukshme, menjehere. Perjeton nje mbremje vazhdimisht duke luftuar, provon te fitoje duele me Pique dhe megjithate nuk eshte plotesisht jashte loje. Por me shume se kaq nuk mund te beje.

POLITANO 6.5 – Futet ne fushe dhe muzika ndryshom komplet ne krahasim me Candrevan. Krijon disa raste potenciale dhe i jep me shume shqetesime Barcelones.

LAUTARO 5 – Eshte i karikuar por kesaj rradhe nuk i shkoi ashtu sic donte. Futet ne moment ku Interi nuk ka me dhe verehet vetem per nje ndeshkim me karton te verdhe. Shperdoron nje kundersulm favorizues.

KEITA 5.5 – Pret sikur do te shpertheje kur futet ne fushe. Sigurisht jo sonte. Por te jep pershtypjen sikur eshte pak i turbullt.

 

SPALLETTI 6 – Lista e lojtareve per Champions League, demtimi i Nainggolan. Nuk eshte se mund te shpike ndonje pozicion magjik. Fut ne loje edhe te gjithe sulmuesit qe ka por eshte nje diference e dukshme midis dy skuadrave. Nje humbje e pritshme dhe e parashikuar. Pa bere drame.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.