Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

486 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Inter-Sheriff – Dzeko nje lider i vertete, Perisic i pabesueshem. Noten me te larte e merr…

NOTAT e Inter-Sheriff – Dzeko nje lider i vertete, Perisic i pabesueshem. Noten me te larte e merr…
Inter Club Staff

Inter ka fituar me Sheriff me rezultatin 3-1 ne Meazza dhe ka marre keshtu nje fitore te cmuar per rrugetimin ne Champions.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve te Interit pas ndeshjes se sotme sipas FcInterNews.it:

HANDANOVIC 5,5 – I sigurt te e majta e Cristianos ne fund te pjeses se pare dhe aktiv te Bruno ne pjesen e dyte.

Por u deh ne menyre te pashpjegueshme nga Thill te ajo gjuajtje qe nuk ishte aq e pakapshme sa u duk ne pamje te pare.

SKRINIAR 6,5 – Bruno eshte i shpejte kur ka topin ne kembe dhe i fut te gjithe ne axhitim, por sllovaku nuk e vuan aspak ate.

Merr pjese me shume ne manovren sulmuese dhe teper i sakte prapa. Ka bere nje ndeshje te madhe sot.

DE VRIJ 7 – Luan shume me lart se zakonisht per te ndihmuar Interin qe te dale perpara me thjeshtesi kur te nise aksionet.

Ai fillon te neutralizoje aksionet qe pa u nisur ende, qe ne mesfushe. Nderkohe, shenon edhe nje gol si per te vulosur ndeshjen e madhe qe beri.

DIMARCO 6,5 – Duke e nisur te ata tre lojtare prapa, ashtu si e kerkoi Inzaghi, ai ishte njeriu me teper i Interit ne fazen e sulmit.

Kjo sepse shtynte Perisic por edhe ai e ndihmonte. Fakti qe mori nje karton te verdhe e nxori me shpejt nga fusha e lojes. Por krosimet si gjithmone shume te mira.

NGA MINUTA E 53 BASTONI ME NOTEN 6 – Futet direkt ne ndeshje dhe i jep Interit ekuilibrin e nevojshem prapa.

DUMFRIES 5,5 – E nis keq, gabon shume, humbet nje rast te paster per gol. Teknikisht tregon shume limite.

Shpesh here merr me vete edhe thashethemet e publikut qe murmerinin jo pak. Ka meriten per golin e 3-1 e nuk eshte pak kjo.

BARELLA 6,5 – Hapsirat e Sheriff bejne qe ai shpesh here edhe ta provoje vete shenimin e nje goli por shpesh here pason edhe me Brozon.

Duket qe deshiron te beje me mire se ndeshjea e fundit. Ritmet e tij jane te mira dhe ndihmojne shoket te tregojne cilesite e tyre.

BROZOVIC 6 – Fakti se ishte ne dyshim deri ne fund tregon se sa thelbesor eshte ai per Interin sepse arriti te bente nje super ndeshje.

Ben detyren e tij edhe pse nga nje gabim i tij Interi rrezikon nje kundersulm vdekjeprures. Mbetet ne fushe deri ne fund pothuajse.

NGA MINUTA E 85 STEFANO SENSI – Pa vote.

VIDAL 6,5 – Duket shume mekanik ne fillim dhe i duhen disa minuta per tu futur ne ndeshje. Por pasi futet, nuk e ndal dot me askush.

Tregon me eksperience dhe deshire se ende mund te thote fjalen e tij te ky Inter. Jep nje assist por edhe shenon golin me te rendesishem te takimit.

NGA MINUTA E 57 ROBERTO GAGLIARDINI ME NOTEN 6 – Futet per te dhene ekuiliber dhe ne finale i dhuron publikut nje goditje me take duke marre duartrokitje.

PERISIC 7 – Shpetimi ndaj Castaneda dukej si nje bekim. Merr pjese kudo dhe ne te majte ben gjithcka cfare mund te beje.

Shpesh here merr edhe ndihme nga Dimarco por ai tregon nje deshire te pamase. Vetem traversa dhe shtylla i ndalin gezimin e golit.

NGA MINUTA E 85 ALEKSANDER KOLAROV – Pa vote.

MARTINEZ 5,5 – Nje nate jo brilante per te sepse humbet veten ne pjesen me te bukur duke u futur ne disa aventura pa kuptim.

Disa gabime te natyres teknike qe i ndalojne te jete i lire dhe e ben Interin te rrezikoje jo pak prapa duke qene se u nisen edhe disa kundersulme. Portieri i Sheriff i mohon nje super gol ne fund.

DZEKO 7,5 – E drejte qe ta nisim me nje gol: nje mrekulli, nje nga gjerat me te bukura te ndodhura keto kohe ne Meazza.

Nje gol i nje shkolle te larte. Pastaj assit per Vidal. Ishte perfekt. Ai ben qe te vleje shume eksperienca ne nje ndeshje ku te gjithe kishin nevoje per te. Edhe pse gabon ndonjehere, tregon se eshte nje lider.

NGA MINUTA E 75 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Do te donte me shume kohe per te treguar se ai postim nuk ishte frut i nje momenti te keq por nje kembane alarmi ne kerkim te me shume hapsirave. Por sot gabon shume.

TRANJERI INZAGHI 6 – Ndeshje per tu fituar me te gjitha kushtat dhe skuadra ben nje ndeshje te madhe pikerisht atehere kur duhet.

Dimarco te tre lojtaret prapa eshte nje zgjedhje e goditur duke qene se ai rrit shume xhirot ne sulm per skuadren zikalter.

Vidal nderkohe shpaguan ne fushe. Problemi eshte vetem balanca qe nuk eshte gjetur akoma dhe shpesh Interi gjendet te beje vrapime 100 metershe ne kundersulmet e kundershtareve.

Gjithesesi, nje fitore e cmuar por shume rreziqe edhe sot. Dicka duhet ndryshuar me siguri…

SHERIFF: Celeadnic 6, Costanza 5, Arboleda 5,5, Dulanto 5,5, Cristiano 6, Addo 6 (dal 75′ Nikolov 5,5), Thill 6,5, Traoré 6 (dal 90′ Cojocari sv), Kolovos 5,5 (dall’84’ Cojocaru sv), Castañeda 5,5 (dal 46′ Radeljic 5,5), Bruno Souza 6. All. Vernydub 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.