Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,781 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e lojtareve: Jonathan-Alvarez, cfare mrekullie! Capagnaro nje mur, Mazzarri…

Notat e lojtareve: Jonathan-Alvarez, cfare mrekullie! Capagnaro nje mur, Mazzarri…
Inter Club Staff

Interi fiton dhe bind me Catanian me rezultatin 3-0. Te gjithe, lojtaret, tifozet dhe tranjeri dalin te lumtur nga kjo ndeshje. inter.al sjell tek ju notat e lojtareve:

Handanovc 6: Catania ne pjesen e pare eshte e rrezikshme, por asnje here aq shum sac duhet. Nje moment vihet ne prove nga shum afer, por mbyll komplet rrezen dhe e pret. Nje siguri.

Campagnaro 7: Po behet shume e merzitshme ti vedosesh noten: Gjithmone me i miri ne mbrojtje, kurre asnje gabim.

Ranocchia 6,5: Po rritet nga ndeshja ne ndeshje, gabimet e vjetshme jane thjesht nje kujtim.

Juan 6: Ndonje gabim i vogel pozicionimi, por po rikthehet dalengadale ne normalitet dhe po kupton skemat e Mazzarrit.

Jonathan 7,5: Nje spektakel me vete, nje tren qe mer perpara mbrojtjen e Catanias. Vrapon, driblon, kroson dhe shenon. Per te ferkuar syte.

Guarin 5,5: Vdes nga deshira per te qene lideri i ketij Interi ne fushe. Ndonje here i komplikon kot jeten vetes me ndonje mbajtje topi te gjate. Me shume se sa Kovacic, mund te jete ai Hamsik i Interit: Thjesht duhet pak kohe sa te ngrohe motorret.

Cambiasso 6: Shpesh ben mbrojtesin shtese dhe ben mire. Ne mes te fushes i mban frenat e lojes gjate gjithe kohes. Luan thjeshte dhe mire.

Kovacic 5: Sa mire qe ka nje jave pushim. Ai po vuan pergatitjen e pergjysmuar qe beri ne vere. Eshte pak larg shokeve te ekipit dhe fizikisht nuk eshte ne rregull. Aq sa perpara pushimit kerkon edhe zevendesim.

Nagatomo 6,5: Pjesa e pare per 5, e dyta per 7. Do te dilte me nje 6 por per golin e shenuar e meriton nje gjysem. Humbet duelin me Jonathan se cili luajti me mire por edhe ai eshte ne rritje.

Alvarez 7,5: Ricky Maravilla, ose ne shqip do i binte Ricky Mrekullia. Jo vetem per golin, por edhe per lojen e tij. Shum topa te rekuperuar, grinte deri ne minuten e 90: Shume mire. Nese vazhdon keshtu nuk del me nga formacioni.

Palacio 7: Nje killer, shume gjakftohte. Lojtar total, kampion absolut.

Taider 6,5: Zevendeson Kovacic dhe luan mjaft mire. Mund te jete surpriza e ketij Interi kete sezon.

Belfodil 6: Me shume se nje levizje interesante, dhe me shume se nje rast i krijuar: Kembet i ka dhe i ka mjaft te mira. Me kalimin e kohes do te tregoje edhe ai brumin me te cilin eshte i bere.

Wallace 6: Pak minuta ne fushe, por shpejtesi impresionuese.

Mazzarri 8: Ishte me te vertete e paimagjinueshme qe dora e tij te vihej re kaq shpejt por eshte e vertete. Ai ka ndertuar nje Inter ne lartesine e duhur dhe ky eshte vetem fillimi. Duket se i ka vene turbo Nagatomos dhe Jonathan neper krahe. Sa shume vrapon Interi i tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.