Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,421 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: “Guarin per t’u marre me shpulla, Hernanes rritet.

Notat: “Guarin per t’u marre me shpulla, Hernanes rritet.

| On 31, Mar 2014

6

Handanovic

T’i jepnim pergjegjesi per golat e Livornos nuk do ishte e drejte, sidomos per golin e Paulinhos. Pjesa tjeter eshte administrim normal.
7

Rolando

Ne zonen e tij luan Paulinho, nje dhelper ne gjendje te rrezikoje ne cdo moment (Samuel e di mire). Por mbrojtesi zikalter nuk vuan asnjehere dhe menaxhon cdo situate me se miri.
6

Samuel

Praktikisht perfekt deri ne golin e Paulinho, ku ngelet viktime e blloqeve te Livornos ne zone. Mungese vemendjeje qe nuk ndodh shpesh me te, por gjithsesi nuk e humbet mendjen. Por duhet thene se nje karton i kuq ne aksionin e golit te dyte do te ishte zgjedhja me e mire.
6,5

Juan Jesus

Belfodil per te eshte nje liber i hapur, di ta lexoje me se miri dhe dueli i gjithi fizik eshte pika e tij me e forte. Ndonje problem me shume me Emeghara por gjithsesi braziliani e mban mire. I vetmi rast qe ja del te ike, nuk eshte sigurisht faji i tij.
6

Jonathan

Nuk shtyn shume dhe Mesbah edhe pse vuan, ja del ta restriktoje. Megjithate impenjohet dhe ndihmon shume skuadren ne zonen e tij. I kalibruar shume mire krosi per Palacion, qe vlen golin e dyte zikalter.
7

Hernanes

Jo shume i inspiruar ne fazen mbrojtese, por kur niset me top ne kembe eshte shpirti i lojes zikalter. Duke hequr golin (me ne fund), gjen shoket duket krijuar ndonje rrezik ne momentet me apatike te ndeshjes. Me karton te verdhe dhe i lodhur, del para kohe.
6,5

Kuzmanovic

Kur ndeshja ka ritme te uleta, ai luan shume mire. Vuan pak me shume kundersulmet e Livornos, sidomos ne pjesen e dyte. Me te miren e jep kur ka kohe te ngreje koken, me pasime elementare por efikase. Ben nje gjuajtje qe ve ne dukje reaktivitetin e Bardit.
5,5

D’Ambrosio

Ne fillim te ndeshjes, Mbaye i perplas ne fytyre kandidaturen per titullarin e krahut vitin e ardhshem tek Inter. Ish lojtari i Torinos kupton pak, por per fat te mire e merr veten ne pjesen e dyte dhe eshte i vlefshem.
5,5

Alvarez

Hyn dhe del nga ndeshja ne menyre aq te pavazhdueshme sa paradoksalisht te jep pershtypjen qe eshte konstant. Duket sikur mund te beje mrekulli ne cdo moment, por pastaj humbet me veprime qe nuk duhet t’i beje. Gjerat me te mira i ben duke luajtur ne te majte, ku fillon dhe aksionin e golit te Hernanes.
6,5

Palacio

Duke qendruar shume larg ne treshen e sulmit, e sheh shume pak porten dhe kjo i ul kualitetin. Nuk eshte nje mbremje per t’u vene ne kornize, gjithsesi shenon nje gol shume te bukur.
5,5

Icardi

Ja del te jete deciziv edhe kur gjuan bosh dhe favorizon golin e Hernanes. Pak topa per ate, me i rrezikshmi eshte ne pjesen e dyte, por Mbaye ja del ta ndale. Mund te jete me deciziv.

Zevendesuesit

4

(69′) Guarin

Menyra si hyn ne ndeshje, eshte per t’u marre me shpulla: shume i pavemendshem. Ndeshje si keto rritin dyshimet per ate zgjatje kontrate. I kushton fitoren skuadres me nje pasim mbrapa qe as nuk mund te mendohet…
PV

(79′) Zanetti

Shume pak minuta per te gjykuar
PV

(86′) Botta

Shume pak minuta per te gjykuar

Trajneri

5,5

Mazzarri

Pavaresisht nje pjese te pare ku skuadra e tij nuk tregon aspak ndonje ide sulmuese, ja del te shkoje ne pushim me dy gola avantazh fale veprimeve te lojtareve individuale. Ne pjesen e dyte kerkon qetesi, por degjohet aq “shume” sa te tijet ndalojne se luajturi, dhe me dy gabime i japin lavdi Livornos. Ne kete pike eshte e veshtire te mos i japim pergjegjesi, duke menduar gjithe keto pike te cuara dem. Me shume se taktik, problemi eshte mental, por nese nuk punon trajneri me koken e lojtareve, kush duhet ta beje?
© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.