Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

733 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Hakimi i papermbajtshem dhe Barella total! Sot vetem nje lojtar luajti poshte notes 6!

NOTAT – Hakimi i papermbajtshem dhe Barella total! Sot vetem nje lojtar luajti poshte notes 6!
Inter Club Staff

Interi dominon totalisht ndeshjen ndaj Fiorentines duke marre tre piket por duke derguar nje sinjal te forte edhe per kampionatin.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve diten e sotme per zikalterit:

HANDANOVIC 7 – Portier pa rruge te mesme: pas atij gabimi ndaj Juventusit, ne minuten 37 nuk ben vetem nje pritje, por ben dy: nje ndaj Bonaventures e nje ndaj Biraghit.

Nuk mund te mos rrime pa e permendur ate moment sepse mbajt Interin ne avantazh. Shume mire sot.

SKRINIAR 6,5 – Eshte mire, ka besim te vetja dhe nuk e frikeson askush. As edhe nje Vlahovic agresiv qe kishte perballe.

Me siguri, ndonjehere e tepron me forcen fizike, por cdo here qe del perpara sjell nje energji te papare per skuadren.

Nderkohe, gjysmefusha e Interit eshte zone e kuqe: per kundershtaret natyrisht.

DE VRIJ 6,5 – Fiorentina si me sulmues kryesor kur kishte Vlahovic ne fushe e si me nje sulmues me te terhequr as nuk duket fare nga anet e tij.

Arrin qe me siguri te mbaje larg cdo sulm te kundershtareve. Eshte nje lider i heshtur dhe vazhdon ta tregoje kete ndeshje pas ndeshje,

BASTONI 6,5 – Ajo goditje qe mori nga Vlahovic beri qe te gjithe te mendonin me te keqen por dhimbja kaloi dhe ai luajti nje ndeshje me siguri te madhe me pas.

Nje shenje kjo se Cristiano Ronaldo eshte zhdukur nga mendja e tij. I cmuar kur del perpara ne te majte per te dhene nje dore ndihme.

Sot per pak sa nuk shenon nje gol kur Dragowski doli huq ne nje dalje te pamenduar mire.

HAKIMI 7 – E nis mire, me te pakten disa shanse te krijuara nga krahu i tij me kompetence. Tenton te vazhdoje ate rruge, por shpesh here topat perplasen te kundershtaret.

Por kur i vjen hera e duhur, ai e dergon pikerisht aty ku duhet: te kembet e Perisic dhe per Interin erdhi goli i sigurise.

Dedikohet shume sot dhe me Biraghin nuk eshte se e ek ishte te thjeshte, por ben me te vertete mire.

BARELLA 7 – Shenon nje gol shume te bukur dhe pothuajse nuk feston, mbase do te thote se e di se cfare nivelesh ka arritur.

Nuk dorezohet pas atij super refleksi te Dragowski i cili i mohoi nje gol qe ne fillim te ndeshjes me nje pritje spektakolare.

Dialogu me Hakimin eshte tere kohes por sot ishte i parashikueshem por jo, as kjo nuk e ndalon ate qe te jete nje ‘mushkonje’ e vertete ne zonen e kundershtarit. Nje mesfushor total tashme.

BROZOVIC 6,5 – Eshte pikenisja e cdo manovre e nuk eshte dicka e re. Por sot lirohej nga topi gjithmone me nje kohe vonese dhe ishte pak i ngathet.

Gjithesesi, edhe pse me disa gabime, ndeshja e tij ishte e kenashme. Nuk dorezohet kurre perpara kundershtareve.

VIDAL 5 – Sot ishte me te vertete jashte forme. Ben presing ne kohen e gabuar, nuk ndjek Bonaventuren dhe Amrabat. Me topin ben pak gjera.

Sot dukej me shume sikur ishte vellai i tij binjak. Me te vertete beri pak per skuadren dhe mbase per kete Conte e zevendesoi direkt ne pjesen e dyte.

NGA MINUTA E 46 ROBERTO GAGLIARDINI ME NOTEN 6,5 – Nje impakt i mire ne pjesen e dyte per te dhe luan me qetesi te madhe. I shkon afer edhe golit qe do te kishte merituar.

PERISIC 6 – Vetem nje vrapom interesant ne 45 minutat e para. Por ne te dyten, ai arrin te shenoje golin e qetesise dhe ju afrua shume edhe golit te dyte, por portieri i Fiorentines ishte ne diten e tij sot.

NGA MINUTA E 79 MATTEO DARMIAN – Pa vote.

SANCHEZ 6,5 – Ai ndizet sa here merr topin dhe i jep Interit nje paparashikueshmeri manovre nderkohe qe skuadra shpesh here ishte statike.

Luan mes linjave, ben pune te madhe per shoket, fiks si ne momentin qe jep ate top per Hakimi qe sjell me pas 0-2 per zikalterit.

Sa keq qe ndonjehere humbet kthjelltesine ne momentin me te bukur, kur duhet te shenoje.

NGA MINUTA E 62 LAUTARO MARTINEZ ME NOTEN 6,5 – Ne me pak se 30 minuta loje i afrohet shume golit dhe ben disa vrapime te bukura ne kundersulm.

Me te vertete ishte ne forme sot dhe beri disa levizje per tu mbajtur mend. Sidomos nga mbrojtesat kundershtare.

LUKAKU 6 – Gjithmone me dy mbrojtesa pas tij, asnjehere perpara portes ne pjesen e pare. Pezzella e sulmon, por ai tenton te ndihmoje shoket.

Ka dy shanse te mira per te shenuar, por nuk arrin ti realizoje. Eshte i cmuar me prezencen e tij ne zonen kundershtare.

NGA MINUTA E 89 ANDREA PINAMONTI – Pa vote.

TRANJERI CONTE (STELLINI) 7 – Duke perjashtuar ato dy pritje te Handanovic, qe ishin nje situate rastesore, Interi nuk vuan kurre dhe kontrollon ndeshjen.

Por qendron keqardhja qe zikalterit vazhdojne te humbasin me te vertete shume raste, sidomos ne pjesen e dyte.

Ka qene nje ndeshje e kontrolluar shume mire ne fushen e lojes, ne nje fushe ku Interi ne vitet e fundit nuk kishte fituar kurre.

E keshtu, pas fitores ne Kupen e Italise, vjen edhe fitorja e dyte. Solide, e bindur dhe ne vend te pare. Per nje nate te pakten.

FIORENTINA: Dragowski 7, Martinez Quarta 5,5, Pezzella 6, Igor 5,5, Venuti 6 (dal 73′ Malcuit 5,5), Amrabat 6,5, Borja Valero 6 (dal 46′ Kouame 5,5), Bonaventura 6, Biraghi 6 (dall’83’ Barreca sv), Eysseric 6 (dal 73′ Pulgar 5,5), Vlahovic 5,5 (dal 73′ Kokorin 5,5). All. Prandelli 5,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.