Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Icardi vdekjeprures, Perisic eshte lojtari me ne forme. Melo…

Bujar Berishaj

Interi i kthehet fitoreve ne nje fushe te veshtire si ajo e Frosinones. Gjithcka vendoset nga kapiteni Icardi qe njeherit shenon edhe golin e tij te 50-te me fanellen zikalter.

Handanovic 6: Kete here nuk duhet te bej mrekulli por nese porta e tij eshte e paprekur atehere duhet te falenderoj shtyllat.

D’Ambrosio 5: Ne sulm nuk shihet shume dhe kur shihet nuk paraqet probleme te medha per mbrojtjen e Frosinones.

Murillo 6: I vemendshem dhe i sakte derisa skuadra humb balancin per te kerkuar avantazhin. Por nuk frikesohet, edhe pa Mirandan.

Juan 5,5; Ne rastin e pare te mire te Frosinones digjet nga Paganini, jo gjithmone te jep idene qe mund te qendroj i qete.

Telles 5,5: Ne sulm zbret me shume se D’Ambrosio por kete here, ndoshta per minutat e pakta qe ka luajtur kohet e fundit, gabon shume. Nuk e kemi pare keshtu.

Brozovic 5: I plogesht dhe konfuz. Luan pak topa dhe i gabon shume prej tyre.

Melo 6: Me mire sesa kroati. Ne fazen e rekuperimit eshte mjaft mire.

Biabiany 5,5: Vrapon shume por vetem kaq. Gabon shume topa, perfshire ate ne te cilin Tagliavento fishkellon fundin e ndeshjes. Pak saktesi.

Jovetic 6,5: Qe fizikisht nuk do te ishte ne formen me te mire ishte nje parashikim i lehte. Mirepo iniciativat me te mira arrijne pothuajse te gjitha nga kembet e tij.

Perisic 7: Eshte lojtari me ne forme per Interin dhe shihet. Shperdoron nje rast per gol, ndoshta dy por jep asistin fitues dhe ne krahun e tij paraqet gjithmone rrezik per kundershtarin.

Icardi 7: Prek nje top dhe e shnderron ne nje gol te bukur. Do te vazhdojne te thone qe nuk merr pjese ne loje por sa ndeshje i ka zgjidhur vet? Goli eshte prej nje kampioni.

Medel, Palacio, Santon pa note.

Mancini 6: Skuadra nuk luan me ritem te larte. Icardi vulos gjithcka por paraqitja nuk eshte emocionuese. Probleme kronike ne kontrollin e topit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.