Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,088 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Deshiroj te qendroj dhe te fitoj me Interin. Viti qe vjen? Kampionat dhe…”

Icardi: “Deshiroj te qendroj dhe te fitoj me Interin. Viti qe vjen? Kampionat dhe…”
Inter Club Staff

E perditshmja Italiane, Corriere dello Sport, ne numrin e saj ka publikuar nje interviste ekskluzive te kapitenit te Interit, Mauro Icardi.

Ja dhe fjalet e tij per gazeten Italiane:

E ARDHMJA – “Cdo vit thuhet se duhet te largohem, eshte gjithnje e njejta histori. Klubi ka bere nje pune te madhe dhe ka sjelle ketu lojtare te mire. Ne fillim fitonim 1-0 por ishim aty, me pas ne Janar kemi pasur nje renie, por skuadra po rritet tani. E ne fund te fundit, ku doni qe te shkoj? Jam i lumtur te qendroj ketu, te jem kapiten i skuadres, sulmues, te shenoj. Sigurisht qe deshiroj te fitoj, por deshiroj ta bej ketu sic e kane bere shume lojtare perpara meje.”

MANCINI DHE MAZZARRI – “Diferenca ndermjet te dyve? Mancini nuk uleret kurre. Eshte nje tranjer qe punon cdo dite dhe i ka po cdo dite syte tek lojtari: Nuk e ka harruar qe ka qene vete njeri prej nesh pak kohe me pare. Te kupton. Mazzarri kishte sjellje prej tranjeri klasik dhe nevrikosej me shume.”

INTERI I SE ARDHMES – “Cfare kerkoj nga Interi per vitin e ardhshem?Shpresoj qe skuadra te jete perseri kompetitive. Objektivi i Interit nuk mund te jete kurre i vogel por vetem maksimumi i mundshem: Te fitosh kampionatin deh te rikthehesh ne Champions. E une deshiroj te fitoj ketu, sa me pare te jete e mundur.”

GOLI NDAJ FROSINONES – “Nese kam shenuar si nje sulmues rrace? Ne nje kros, nje numer 9 i vertete sulmon spontanisht gjithmone shtyllen e pare. Pastaj jo te gjithe kane kualitetin per te bere ate lloj goli. Eshte ceshtje fraksion sekondi, eshte diferenca ndermjet nje lojtari normal dhe nje te zoti.”

Goli i shenuar nga Mauro Icardi ndaj Frosinones javen qe shkoi:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.