Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

638 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte zbulon gjithcka pas ndeshjes: “Ja perse e zevendesova Lautaron me Hakimin: duhet te kuptoni se…”

Conte zbulon gjithcka pas ndeshjes: “Ja perse e zevendesova Lautaron me Hakimin: duhet te kuptoni se…”
Inter Club Staff

Antonio Conte, pas ndeshjes shume te vuajtur ndaj Napolit, ka folur per mikrofoant e Sky Sport menjehere pas saj: 

“I kam thene djemve ne fund te ndeshjes: nje fitore e tille mund te na beje vetem mire. Nuk ishte nje ndeshje e thjeshte, Napoli eshte nje skuader shume e mire.”

“Ka qene nje ndeshje shume taktike dhe shume respekt per kundershtaret, edhe pse per te dashuruarit e futbollit nuk ka qene nje ndeshje e bukur.”

“Por per ne vlen shume, sepse nje tre pikesh me kundershtare direkt vlen dy here”

Sa nuk te ka pelqyer momenti final i ndeshjes?

“Ishte e paevitheshme qe skuadra ta ndjente sa e rendesishme ishte kjo ndeshje, peshen e saj.”

“E dinim qe nuk do te ishte e thjeshte, por ne fund ka ardhur edhe ‘dora e tenistit’ (Handanovic) per te shpetuar kete ndeshje dhe rezultatin.”

“Te fitosh ndeshje te tilla do te thote se ke bere nje hap te madh ne nivel mental. Skuadra duhet te mesoje edhe te vuaje, edhe pse nuk do donim te vuanin. Por te mundesh skuadra kaq te forta eshte nje sinjal i mire.”

Zevendesimi Hakimi-Lautaro?

“Lautaro ishte pak poshte me energjite dhe duke qene se skemi Sanchez, gjithcka eshte e veshtire.”

“Por ndonjehere duhet te pershtatesh me kundershtaret dhe me momentin dhe prandaj u be edhe ai zevendesim ne ate moment. Sulmues ne dispozicion nuk kam, keshtu qe duhet te gjej zgjidhje.”

Jane ndeshje te rendesishme ku i rendesishem eshte vetem rezultati?

“Po, absolutisht. Jane ndeshje te veshtira sepse ose humben ose fitohen. Napoli eshte nje skuader e madhe, me nje tranjer te madh dhe organizim te papare.”

“Ka thene mire Gattuso: mbase ka qene nje ndeshje shuem taktike. Kemi pasur eksperiencen e duhur per tu perballur me ta sidomos pas asaj qe na ka ndodhur ne perballjet e sezonit te kaluar.”

“Vetem ne fund te ndeshjes u prishen pak ekuilibrat, sepse me pare asnjera nga skuadrat nuk eshte se kishte dhene shkendija te forta.”

E keni pasur te veshtire te gjenit Lukaku ne sulm sot…

“Ata uleshin deri poshte qe te mbulonin te gjitha hapsirat dhe mbronin edhe me sulmuesit per tu nisur ne kundersulme te shpejta me Insigne dhe Lozano.”

“Neve ne pjesen e pare kemi provuar qe te bejme dicka me shume, por ata ja kane dale te ndertojne me shpejtesi.”

“Te mos kemi pesuar nga asnje kundersulm eshte dicka shume e mire. Kemi qene me fat edhe te shtylla e Petagna, e pranoj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.