Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

531 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Inter, ndeshje perfekte per Alexis Sanchez! Por nje note e tmerrshme per nje lojtar si…

NOTAT – Inter, ndeshje perfekte per Alexis Sanchez! Por nje note e tmerrshme per nje lojtar si…
Inter Club Staff

Inter ka fituar 5-1 nje ndeshje te cilen me te vertete meritoi shume ne fushen e lojes edhe pse tashme eshte shpallur kater jave perpara fundit Kampione e Italise.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve:

HANDANOVIC 5 – Arrin qe te largoje ne menyre misterioze nje gjuajtje mizerje nga Candreva duke mos e kuptuar as ai cfare beri.

Por gabon edhe kur e largon, sepse Keita shenon. Sa keq, sepse dukej si ndeshja perfekte ku Interi e mbyll pa pesuar. E meriton noten me te tmerrshme per sot.

NGA MINUTA E 46 ANDREI RADU ME NOTEN 6 – Merr pjese me ne fund edhe ai ne kete Skudeto dhe e ben kete gje me shume personalitet.

D’AMBROSIO 6 – Rikthehet titullar pas muajsh te tere dhe duket pak poshte ritmit te ndeshjes. Gjithesesi, provon te respektohet me disa kombinime te bukura.

RANOCCHIA 6,5 – Edhe njehere tjeter tregon se eshte nje lojtar i besueshem dhe kjo nuk eshte dicka e re kete sezon.

Gjithmone ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur kur duhet nderhyrje. Pak ne veshtiresi ne ndertim, por per pak sa nuk shenon golin e vitit tek Interi me nje rrafishate te pabesueshme/

BASTONI 6,5 – I vetmi titullar ne paketen e prape i drejton shoket drejt nje ndeshje prej veterani sot.

Te goli i Keita mund te bente me mire, por eshte i vetmi mekat i nje ndeshje mjaft te mire te zhvilluar nga ai.

HAKIMI 7 – Audero i mohon nje nga golat me te bukur ne karriere pas nje vrapi prej 70 metrash ku i kaloi fanellat e bardha si birila.

Ai nuk eshte kurre nje lojtar demode dhe gjen perseri rrugen per te ndihmuar shoket duke dhene assist per Sanchez.

Eshte i shtati ne kete kampionat per te. Pastaj, ne menyre te mrekullueshme eshte ai qe e nis edhe aksionin e golit te katert. Me te vertete qe po fluturon.

VECINO 6,5 – Ja ku u rikthye La Garra Charrua per Interin dhe ishte pikerisht ai qe nisi aksionin e golit te pare.

Ka nje pozicionim te mire dhe tregon dhembet sa here duhet. Mbetet ne fushe deri ne fund te lojes dhe gjendja fizike u pa e mire.

ERIKSEN 6 – Rikthehet perpara mbrojtjes dhe e ben shume mire detyren e tij duke perhapur topa me shpejtesi.

Ben disa gabime ne zonen e kuqe, por i rregullon shpejt ato. Ishte nje tjeter ndeshje e mire e tij edhe pse ne pozicionin e Epikut.

NGA MINUTA E 55 MARCELO BROZOVIC ME NOTEN 6 – Ai futet ne fushe sepse nuk do te mungoje ne feste. Luan mire, por Interi ne pjesen e dyte e sidomos ne fund sikur filloi ta kursente Sampdorian.

GAGLIARDINI 7 – Nese do te luante keshtu cdo ndeshje me siguri do te ishte nje nga me te miret ne bote.

Eshte shume e rralle te gjesh nje lojtar qe ndaj skuadrave nga Genoa te jete shnderruar ne nje killer te tille si ai. Kesaj radhe edhe gol edhe assist nga Roberto.

NGA MINUTA E 61 NICOLO BARELLA ME NOTEN 6,5 – Futet dhe menjehere jep nje assist per Pinamontin qe nuk do e harroje kurre.

Por perseri ai pak me vone fiton nje penallti. Tashme eshte protagonist dhe kjo gje eshte bere natyrale per te.

YOUNG 6,5 – Luan shume mire dhe e fillon ndeshjen me nje assit tjeter te bukur te karrieres se tij si zikalter.

Vertikalizon nje top ne zone qe kap kemben e Gagliardinit dhe qe aty rrjedha e lojes fillon te behet shume e embel per Interin. Po perjeton kujtimet e fundit me zikalterit. E cfare kujtimesh: shume te bukura.

SANCHEZ 7,5 – Nese per te tjeret eshte nje klime e qete, per te jo. Ai e shikon kete ndeshje si vitrinen e duhur pe te treguar e gjithe arsenalin e tij qe nuk eshte aspak banal.

Ndonjehere gabon, por gjithmone eshe bukur ta shikosh: eshte nej artis por sot u tregua edhe nje finalizator i madh. E te mendosh qe nje si ai eshte rezerve.

NGA MINUTA E 55 ANDREA PINAMONTI ME NOTEN 6,5 – Ka shenuar ne Serie A me pare, por ky ishte goli i pare me Interin. Nje gol i embel, nje gol qe e prek.

Ishte nje cmim per durimin e tij kete sezon qe do e shohe lojtarin te shpallet edhe si Kampion Italie ne nje moshe shume te re. Le te thene pastaj disa qe kjo ndeshje nuk vlente fare: pyesni njehere Andrean…

MARTINEZ 7 – Nuk ka shume raste dhe rralle here gjendet ne pozicion gjuajtje sepse markohet nga shume bluza te bardha.

Ben me shume pune te piset duke mos menduar te estetika. Por ai tregon edhe njehere se pse me Conen eshte kompletuar. Gjithesesi, e gjen edhe rrugen e golit ne menyre te merituar.

NGA MINUTA E 73 STEFANO SENSI ME NOTEN 6 – Perseri minuta te cmuara per te per tu kthyer ne gjendje te mire. Duket me i relaksuar.

TRANJERI ANTONIO CONTE ME NOTEN 7 – Kush mendonte se mes festimeve dhe turn over skuadra do te hiqte spinen, sort mori nje pergjigje shume te mire.

Interi edhe kur ndryshon interpretuesit, luan po njesoj: tregues se Conte ka bere nje pune shume te mire deri me tani.

Sot doli ne pah nje fitore qe eshte si fillim merite e tij dhe e skuadres, qe nuk duan te ndalen edhe me Skudeton e fituar.

SAMPDORIA: Audero 5,5, Bereszynski 5, Tonelli 5 (dal 46′ Yoshida 5,5), Colley 5,5, Augello 5,5, Candreva 6, Thorsby 5,5 (dal 46′ Ekdal 5,5), Adrien Silva 5, Jankto 5,5 (dal 46′ Damsgaard 6), Ramirez 5,5 (dal 46′ Verre 5,5) Keita 6 (dal 72′ Quagliarella 6). All. Ranieri 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.