Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,117 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Kush eshte ky lojtar fenomenal ne sulm? Nderkohe, ajo qe beri Bastoni diten e djeshme nuk eshte ajo qe te gjithe presin!

NOTAT – Kush eshte ky lojtar fenomenal ne sulm? Nderkohe, ajo qe beri Bastoni diten e djeshme nuk eshte ajo qe te gjithe presin!
Inter Club Staff

Inter ka fituar nje ndeshje shume te rendesishme ndaj Borussia Monchengladbach dhe keshtu, ne ndeshjen e fundit pas nje jave ndaj Shakhtar do te tentoje te kaloje grupin (do te duhet edhe pak fat).

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve zikalter pas ndeshjes se djeshme, edhe pse kerkojme falje qe po i sjellim tek ju me disa ore vonese.

HANDANOVIC 6 – I kujdesshem ndaj Lainer, reaktiv te Thuram, por ngre flamurin e bardhe te goditja me koke nga shume afer e Plea.

Kesaj radhe mund te beje shume pak. Ne pjesen e dyte shpeton porten nga Plea perseri, edhe pse ne nje moment e mbron Embolo ne pozicion jashte loje sepse do te kishte pesuar nje gol qesharak perndryshe.

SKRINIAR 6 – Nje pjese e pare shume e mire, edhe pse me disa pakujdesi te vogla ndaj Plea, qe ne nje rast i humbet pas shpines per te shenuar golin e barazimit.

Nje gabim ky qe i mohon Interit te shkoje ne dhomat e zhveshjes me nje barazim ne pjesen e pare.

Por ne te dyten, ai tregon dhembet dhe muskujt, edhe kur duhet te ndihmoje skuadren ne gjysmefushen kundershtare.

DE VRIJ 6,5 – Me pak i sakte se zakonisht ne nisjet e topit dhe i takon dy here ti fale topin gjermaneve ne shume pak minuta.

Por per fat te mire, asgje e rende, por hollandezi na ka mesuar me perfeksionin. Gjithesesi, ai ka qene shume i mire ne qender te zones, kur pas 30 minutave filluan te vinin shume topa.

BASTONI 5,5 – Kesaj radhe ben nje pastice, sidomos ne ndertimin e lojes. Shume topa te pasakte dhe te falur per kundershtaret.

Ne barazimin e gjermaneve ai dehet nga nje 1-2 i shpejte, duke lene te vetem Lazaron, Harron Thuram nderkohe ne pjesen e dyte, ku ishte i vetem dhe mund te kishte shenuar me koke. Nje nate per tu harruar per te.

DARMIAN 6,5 – I largon te gjitha polemikat qe lidheshin me mungesen e Hakimi me nje ndeshje shume te mire qe e shikon edhe protagonist ne avantazhin momental.

Thuram eshte i barabarte me Bogan e shpejtesi dhe rrezikshmeri, por ai ne shumicen e rasteve e limiton ate. Shume i perqendruar dhe shume mire.

NGA MINUTA E 59 ACHRAF HAKIMI ME NOTEN 6,5 – Ju deshen disa minuta sa te pakte ritmin, por kur e ben, jep nje assist mjaft te bukur per Lukaku i cili mer nje top ‘llokum’ vetem per tu derguar ne rrjete. Freskia e tij ne momentet finale ishte dicka teper e mire per Interin.

BARELLA 6,5 – Futet ne fushe me thiken nder dhembe edhe pse me pak nervozizem, gjithesesi karakteri i tij eshte ky: o merre o lere.

Iniciativa te mira, shpirt luftarak dhe disa forcatura, por gjithmone i gjalle ne loje. Nuk ndalet kurre se peshtyri gjak ne fushe, edhe pse jep gjithcka. Sa keq per ate karton te kuq pa lidhje.

BROZOVIC 7 – Nje rikthim shume i mire per Interin dhe interpreton ne menyren perfekte pozicionin qendror perpara mbrojtjes.

Ashtu si eshte stili i lojes se tij, luan ne limite, me topa te luajtura ne presion dhe me pasime te rrezikshme, por rralle gabon.

Kur ngre koken mund te perfitojne te gjithe shoket qe presin pasime si puna e Lukaku. Nuk eshte ne maksimumin e kushteve te tij, por nuk ndalon se vrapuari deri ne minutat e fundit.

GAGLIARDINI 6,5 – Protagonist ne aksionin e avantazhit qe ishte nje nga ato raste (te shumta) ku ai del per te ndihmuar skuadren perpara.

Shume mire ne mbulim, kurre ne panik edhe pse pak i ndrojtur kur Borussia sulmonte me lojtaret e krahut te cileve i linte metra per te krosuar. Shume i zoti ne presing, mbi te gjitha ne pjesen e dyte.

YOUNG 5,5 – Ne zonen e tij Lainter dhe Lazaro, pas nje nisje te ndrojtur, filluan te merrnin me shume pjese ne ndeshje dhe bashkepunimi me Bastonin kesaj radhe nuk funksionoi.

Shume here i leshon shume hapsire kundershtareve per te krosuar. Shume konservativ perpara, ku rralle duket per te ndihmuar. Nje prekje e Lainer i mohon golin e 4-2.

NGA MINUTA E 87 IVAN PERISIC – Pa vote.

MARTINEZ 6 – Nuk ndalet kurre kur duhet vrapuar ne drejtim te kundershtarit, duke treguar te njejtin impenjim si ne Reggio Emilia.

Mbase e ekzagjeron, sepse kur kishte topa interesante, te cilet ishin 3-4, nuk ka qartesine per te goditur ashtu si duhet.

Por eshte edhe pa fat: nje goditje me te djathten nga jashte zone godet shtyllen.

NGA MINUTA E 71 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 5,5 – Praktikisht me topin e pare qe prek ai peshkon ne menyre te mrekullueshme Hakimin dhe vjen 3-1.

Por me pas, humbet nje top qe i jep mundesi Pleas te rihape ndeshjen, dhe nga ai nuk priten keto lloj gabimesh ne keto nivele.

LUKAKU 8,5 – Ne pjesen e pare ka qene autentik ne fazen e sulmit, ku i mjaftojne disa sponda per ti vene shoket e skuadres ne pozicione te mira shenimi.

Nuk gabon asgje, asgje. Ne pjesen e dyte vendosi te dilte e skene dhe te bente dicka per skuadren: shenon nje dopiete dhe merr perdore nje skuader te tere. Nje fenomen.

TRANJERI CONTE 7 – Ka shume per tu keqardhur, sepse Interi i tij me te vertete qe nuk e meriton kete klasifikim, edhe pse per pak minuta zikalterit pesuan golin e 3-3 qe edhe u anullua me pas.

Ashtu si ne Reggio Emilia, skuadra shfaqet kompakte, e ngushte dhe ne levizje te vazhdueshme. Darmian titullar ishte nje zgjidhje e mire por edhe Lukaku ben Lukakun duke ndihmuar jo pak. Ndeshje e pergatitur mire ne vetem 2 dite. Bravo per kete.

 

BORUSSIA MÖNCHENGLADBACH: Sommer 5,5, Lainer 6, Ginter 5,5, Jantschke 5,5 (dal 46′ Zakaria 5,5), Wendt 5,5 (dal 78′ Wolf sv), Kramer 6, Neuhaus 6, Lazaro 6, Stindl 5,5 (dal 69′ Embolo 5,5), Thuram 6, Plea 7. All. Rose 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.