Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

621 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Lukaku nje TITAN dhe Conte me leven e PlayStation ne dore: me i miri ne fushe sot ishte pikerisht ai!

NOTAT – Lukaku nje TITAN dhe Conte me leven e PlayStation ne dore: me i miri ne fushe sot ishte pikerisht ai!
Inter Club Staff

Inter fiton dhe dominon nje ndeshje tjeter, duke marre keshtu ne shtepi tre piket ndaj Genoas me nje fitore 3-0, njejte si ne derbi disa dite me pare.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve pas ndeshjes se sotme:

HANDANOVIC 6 – Rrezikon ne gjysme oren e pare kur i shpeton nje top nga duart ne zone dhe me pas shpeton.

I vetmi moment ku ai beri pis duart ishte ai. Me pas, i mjaftonte nje karrige si Sanders ne porte per te marre clean sheet-in e radhes.

SKRINIAR 6,5 – Nje tjeter paraqitje energjike, mbi te gjitha kur Genoa ngre pak skuadren e ishte ky momenti kur duhej pak ai agresiviteti i Skriniar.

Merr shume pjese ne sulm, ne ndertimin e lojes dhe shkon deri te zona e kundershtarit per te bere presing. Gabon ndonje pasim aty-ketu, por asgje serioze.

DE VRIJ 6,5 – Scamacca ka fizik dhe centimetra per ta vene ne veshtiresi. Genoa futet rralle here ne zone dhe hollandezi eshte i kujdesshem po aq here.

Por ai nderton nga prapa si nje regjizor i mirefillte. Kur eshte momenti per te treguar dhembet, i tregon. Shume mire dhe nuk gabon asgje. As edhe nje gje.

BASTONI 6,5 – Momenti me i veshtire i pasdites ishte ajo goditje ne koke nga Handanovic ne zone.

Me pas, gjithcka ishte nje kontrollim total i kundershtarit, pa shume fjale. Ai luan shume mire, duke mbeshtetur ne levizje Eriksen dhe Perisic.

DARMIAN 6,5 – Gabon nje super rast pas assistit te Lukakut, por me pas shenon nje super gol po me assist te belgut.

Ai zevendeson me se miri Hakimin dhe tregon se vlen e se mbase duhet te luaje pak me shume. Nje rikthim i mire.

NGA MINUTA E 84 DANILO D’AMBROSIO – Pa vote.

BARELLA 7 – Dinamizem i gjalle, ku shpesh here sot tregon dhembet edhe ne 20 metrat e fundit.

Fati nuk e lejon qe te shenoje nje super gol me te majten ku preku edhe traversen. Eshte ai qe dominon perseri mesfushen. Eshte kualiteti i ketij Interi.

NGA MINUTA E 84 ARTURO VIDAL – Pa vote.

BROZOVIC 6,5 – Eshte epiqendra e lojes se Interit, i jep ekuiliber nje mesfushe te perbere nga kolege si Eriksen dhe Barella te cilet tregojne goxha perqendrim per manovrat sulmuese.

Kroati nuk eshte kurre largo pozicionit dhe eshte i pari qe vrapon per te mbyllur dhe per te lidhur repartet. Ne pjesen e dyte shume sakrifice prej tij.

NGA MINUTA E 76 ROBERTO GAGLIARDINI ME NOTEN 6 – Futet ne fushe me mendjen e duhur. Luan mire ne ato pak minuta.

ERIKSEN 6,5 – Fati i tij eshte se luan ne nje mesfushe bashke me Barella dhe Brozovic, qe e bejne te duket si nje fotoreporter mes ushtareve.

Por detyra e tij vazhdon te bjere gjithmone e me shume ne sy dhe ai po kthehet ne nje lojtar contian tashme.

Luan shume mire, mban ne kontroll zonen e tij. Ne finale rikthehet te luaje si playmaker me qetesine e zakonshme.

PERISIC 6,5 – Luan shume lart sot, praktikisht ne nje linje me sulmuesit dhe kjo gje konfirmon se ky modul qe Conte po perdor eshte nje 3-3-4.

Ai ne asnje moment nuk tregon nje mungese ekuilibri dhe vrapon me frekuenca te gjata ne krahun e tij. I perqendruar dhe i palodhur deri ne fund. Nga kembet e tij nis edhe aksioni i 3-0.

NGA MINUTA E 84 ASHLEY YOUNG – Pa vote.

MARTINEZ 6,5 – Nga mesfusha ai ben praktikisht gjithcka, pason me Lukaku, perplaset me kedo.

Ndonjehere pak me shume egoist se te tjeret, por eshte katalizator ne cdo aksion. Sot nese do te kishte publik, do kishte dale nga fusha mes duartrokitjeve.

NGA MINUTA E 76 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6,5 – Nuk pati kohe as per tu futur ne ndeshje sepse shenoi menjehere.

Por dy here te tjera i afrohet edhe dopietes. Kishte shume nevoje per ate gol dhe kjo gje u vu re edhe nga pyetjet e njepasnjeshme gjate VAR: Gol? A eshte gol? Gol apo jo?

LUKAKU 7,5 – Nderkohe te tjeret vraponin metrat e pare, ai ishte gati te shenonte dhe me te djathten, si nje titan i vertete mes zones se Genoas, shenon golin e pare si nje lojtar regbie.

Nje gol qe ve Interi ne binaret e duhur menjehere. Per sa i perket pjeses tjeter pastaj, kishte gjithcka: assist, sponda, shpatull me shpatull, perplasje, pasime.

Ne momentet me komplekse ndihmon skuadren te dale. Ai pasim per Darmian ishte i cmuar. Kolosal. Nje TITAN.

TRANJER CONTE 7 – Genoa ishte nje pengese per te mos u nenvleresuar aspak, sidomos ne nje periudhe ku entuziazmi ishte i larte.

Ndeshja menjehere merr rrugen e duhur pas atij goli te Lukaku dhe me pas Interi ben ndeshjen e saj klasike kur sapo kundershtari le disa hapsira, ishte gati te sulmonte.

Shume raste, por deri te goli i Darmian, u shtrenguan dhembet. Perpara keshtu.

GENOA: Perin 7, Zapata 5,5, Radovanovic 5,5 (dal 46′ Onguené 5,5), Goldaniga 6, Ghiglione 6 (dal 62′ Shomurodov 5,5), Melegoni 5 (dal 71′ Portanova 5,5), Rovella 6, Strootman 5,5 (dal 46′ Behrami 6), Czyborra 6, Scamacca 5,5 (dal 62′ Pandev 5,5), Pjaca 5. All. Ballardini 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.