Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,091 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt Livornos, ja gjendja e te demtuarve: Ranocchia eshte ok, rikthehet ne fushe Pupi?

Drejt Livornos, ja gjendja e te demtuarve: Ranocchia eshte ok, rikthehet ne fushe Pupi?
Inter Club Staff

Pak me poshte do ju tregojme gjendjen e secilit nga lojtaret e demtuar te Interit, gjendje e cila eshte bazuar tek stervitjet e lojtareve dhe fjalet e stafit. Interi do te zbrese ne fushe ndaj Livoronos te shtunen ne darke, dhe perqindjet jane mundesite reale te lojtareve per luajtur te shtunen.

Walter Samuel (35%). Kushtet e tij nuk kane pasur ndonje perkeqesim, dhe nuk eshte se po vuan nga ndonje demtim. Sic u tha edhe nga Mazzarri pas ndeshjes me Udinesen, lojtari doli nga fusha per te mos rrezikuar sepse po ndjente nje shqetesim te vogel. Eshte i rekuperuar, por aktivizimi i tij eshte pak i mundur.

Andrea Ranocchia (85%). Doli ne Friuli me bllokim te muskujve. Ai eshte rekuperuar plotesisht dhe eshte e sigurte qe do te zbrese ne fushe ndaj Livornos perkrah Andreollit dhe Rolandos.

Jonathan Cicero Moreira (95%). Edhe Braziliani i ka kaluar problemet e vogla moskulare gjate ndeshjes ndaj Udinezes. Cdo shqetesim eshte hedhur pas, dhe aktivizimi i tij ndaj Paulinhos me shoke eshte i sigurte.

Javier Zanetti (70%). U grumbullua ne ndeshjen ndaj bardhezinjve javen e kaluar pas demtimit ne thembren e akilit duke surprizuar keshtu te gjithe per rikthimin e shpejte ne dispozicion. Tjeter surprize nga ai duke u kthyer ne fushe nga minuta e pare te shtunen? Mundesite qe nje gje e tille te ndodhi nuk jane pak.

Hugo Campagnaro, Diego Milito, Mauro Icardi (0%). Probleme te ndryshme per tre argjentinasit: I pari, gjate stervitjes ditore, ka vazhduar me programin e personalizuar te rekuperimit, Principe seshte kthyer akoma natyrisht, dhe do te rikthehet pas 25 ditesh ne dispozicion te Mazzarrit kurse Maurito sapo eshte operuar, do ta shohim pas rreth nje muaj ne fushat e blerta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.