Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

580 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Lukaku shume pafat, Eriksen i pameshirshem. Nderkohe nje note horror per Handanovic!

NOTAT – Lukaku shume pafat, Eriksen i pameshirshem. Nderkohe nje note horror per Handanovic!
Inter Club Staff

Interi del me nje pike nga stadiumi Diego Armando Maradona dhe ndalet keshtu pas 11 fitoresh radhazi.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve te Interit, ku spikat per mire Christian Eriksen dhe per keq Samir Handanovic.

HANDANOVIC 4,5 – Me skuadrat e bllokuara dhe ne faze studimi ai therritet shpesh ne detyre per te ndihmuar skuadren dhe shoket.

Por pasi ndali nje te majte te hidhur te Fabian Ruiz, ai ben nje autogol te pabesueshem duke i shpetuar topin nga duart pas nje kontakti me De Vrij.

Ai ishte autogoli qe zhbllokoi edhe ndeshjen qe deri ne ate moment Interi po e menaxhonte mire. Nderkohe, prek me majen e gishtave traversen e Politanos.

SKRINIAR 5,5 – Duhet te dale shpesh per te provuar te ndaloje Insigne pa u afruar me porten. Por ishte pikerisht ai qe i iku ne golin e 1-0.

Ndonjehere duket ne veshtiresi te medha por ne fund ja del qe te mbaje sulmuesit e Napolit ne menyra jo elegante.

DE VRIJ 5 – Ne naten e Maradones ai arrin te ndaloje shpejtesine e Osimhen duke e ndaluar shpesh here.

Per pak sa nuk shenon golin e avantazhit me nje gjuajtje me koke por ishte fajtor edhe te autogoli i Samir Handanovic.

Ishte ai dhe slloveni qe i dhuruan avantazhin Napolit. Nderhyrja ndaj Zielinski ne zone nderkohe ishte per shkollat e futbollit. E mrekullueshme.

BASTONI 6 – Nga anet e tij ishte i shpejti Politano, por ai me shume u perball me Darmian dhe Bastoni thjesht e mbeshteti disa here.

Te jepte ndjesine qe sot nuk ishte shume i sigurt si gjithmone por gjithesesi ai e beri detyren e tij edhe sot.

HAKIMI 6,5 – Kur ka fushe perpara ai e sulmon, duke kaluar shpesh here ne vrap edhe Mario Rui. Ishte ai qe nisi golin e 1-1 te ziklterve.

Nuk i ndahet asnjehere dyluftimeve nje kunder nje. Sa keq per ate rast ne fund, sepse mund te kishte goditur vete.

BARELLA 6,5 – Pas mungeses ndaj Cagliarit te tij rikthehet ti jape oksigjen mesfushes se Interit duke mos ju ndare Insignes.

I rrit xhirot me kalimin e minutave duke bere pasime te bukura edhe me Hakimin. Disa here provon ti afrohet zones por pa sukses.

BROZOVIC 5,5 – Ne pjesen e pare te ndeshjes ju desh te perballej me trafikun e larte te lojtareve te Napolit.

Por nga nje e majte e tij lind traversa e Lukakut. Me mire ne pjesen e dyte, por nuk ishte ai Brozovic qe te gjithe njohim sot.

ERIKSEN 7 – Pavarsisht se ka Demme pas vetes gjithandej, ai provon te luaje ne vertikal edhe per Lukaku.

Jo gjithmone ka ate nervin por kembet e tij jane delikate dhe gjen dy here Lukaku dhe De Vrij ne zone por rastet nuk shfrytezohen.

Gjithmone ishte po ai qe solli edhe golin e 1-1 me nje te majte te mrekullueshme. Meret nuk e pa fare opin. Gjithmone ne ate porte ai shenon perseri pas golit te shenuar ndaj Napolit ne Kupen e Italise. I pameshirshem.

NGA MINUTA E 84 ROBERTO GAGLIARDINI – Pa vote.

DARMIAN 6 – Fiton balotazhin me Young dhe Perisic duke gjetur hapsire nga minuta e pare. Dedikohet si gjithmone shume.

Ndihmon mbrojtjen bashke me Bastonin por kur shkon perpara eshte gjithmone i rrezikshem. Gabon kohen ne pjesen e pare kur nuk gjuan por pason.

NGA MINUTA E 68 IVAN PERISIC ME NOTEN 5,5 – Prek fushen e blerte pas goxha koheve por nuk arrin te ndihmoje skuadren ashtu si duhet.

LAUTARO 6,5 – Me ke nuk perplaset ne mesfushe dhe ne sulm duke luftuar me te gjitha menyrat per skuadren.

Shpesh here e gjen veten duke luftuar me trup edhe me me te medhenj se ai. Beri nje ndeshje te mire edhe pse nuk u pa i rrezikshem para portes.

NGA MINUTA E 75 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Ai transformon te gjithe grinten e Contes perpara se te hynte ne force.

U pa deshira per te luajtur sidomos te ai rast i Politanos kur italiani beri gjithcka per ta hedhur ne toke por ai duroi per sekonda me radhe.

LUKAKU 6,5 – Sot nuk ishte nata e tij sepse perballe kishte edhe nje so Koulibaly, por le te themi se fitoi me nje gjysme goli perballjen me te.

Dy here i pafat perpara portes duke goditur njehere tranversen dhe nje here shtyllen e Meret. Sa keq, sepse e meritonte nje gol sot.

TRANJER CONTE 6,5 – Ai vjen ne Maradona duke i ditur rezultatet e skuadrave te tjera. Pavarsisht se avantazhi eshte i madh, perseri Interi nuk ishte i qete dhe donte dicka me shume se barazimi.

Presingu i studiuar nga Gattuso nuk eshte se funksionoi shume sepse Interi shkoi shume afer golit ne pjesen e pare.

Merite e tij qe skuadra nuk humbi besim edhe pas golit. Per fatin e tij te keq nuk arrin nderkohe fitoren e 12 radhazi ne fazen e dyte por merr nje pike teper te rendesishme drejt endrres se perbashket.

NAPOLI: Meret 6; Di Lorenzo 5,5, Manolas 6,5, Koulibaly 6,5, Mario Rui 5; Demme 6,5, Fabian Ruiz 6 (dal 91′ Bakayoko sv); Politano 6,5 (dal 91′ Hysaj sv), Zielinski 6 (dall’88’ Elmas sv), Insigne 5,5; Osimhen 5 (dal 74′ Mertens 5). All. Gattuso 6,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.