Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

6,826 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Medel ”i merzitshem”, gjithmone me i miri! Guaro 2.0 mposht Guaron 1.0. Shaqiri ne pauze…

NOTAT: Medel ”i merzitshem”, gjithmone me i miri! Guaro 2.0 mposht Guaron 1.0. Shaqiri ne pauze…
Bujar Berishaj

Carrizo 6,5: Shpeton gjithcka ne gabimin e D’Ambrosio dhe konfirmon formen e larte. Portier promovues ne kupe.

Santon 6,5: Paraqitje e zakonshme dhe shume solid, pa te luajtura te cmendura (anvancimi me top per Guarin eshte i bukur per tu pare) por pa gabime. Inter ka leshuar nje shprese, ka rigjetur nje siguri.

Ranocchia 6: Kur shkon pertej mbulimi dhe tenton disa dalje dhe disa veprime me top publiku frikesohet por sonte ai nuk gabon.

Juan 6: Cdo here tenton ta teproj dhe duket gati per te humbur topin por me ate fizik qe ka i mjafton vetem nje meter per te rekuperuar dy kundershtar. E di se ka nje fizik mbreslenes, nuk e abuzon.

D’Ambrosio 5: Vazhdimisht ne veshtiresi, ngec dhe humb Mackay-Steven duke bere qe 40.000 tifozet ne Meazza gati te perjetojne nje infarkt. Ka ardhur nga lendimi, mund te jete i lodhur.

Guarin 6,5: Disa gabime ne stilin Guaro 1.0 shihet sonte por pastaj Guaro 2.0, ai qe kalon permes kundershtareve si nje tank, leshon nje predhe qe perpak sa nuk shpon rrjeten.

Medel 7: Cfare merzie. Gjithmone me i miri i Inter, gjithmone merr duartrokitje e komplimente. A nuk duhet te ishte i pari qe do te ishte jashte nga Mancini? Ketu pershtypja eshte se Mancini, nese do kishte mundesi, do e merrte edhe tek shtepia per te ruajtur deren. I palodhshem.

Hernanes 6,5: Nje paraqitje me faza te ndryshme por disa veprime nga repertori i tij i pasur i ve ne fushe. Do you know “rezerve e luksit”? Ja, eshte ai.

Shaqiri 5,5: Nje nate e lire, per fat nuk ka nevoje per goditjet e tij prej gjeniu per te kaluar Celticun. Do te kthehehn si te nevojshme ne ndeshjet tjera kur Inter vuan. Ndeshje jo shume e sakte.

Icardi 6,5: Meriton te shenoj me perjashtimin e Van Dijk por sot nuk eshte aq vdekjeprures para portes.

Palacio 6: Vihet ne sherbim te shokeve, shpresh driblon mbrojtesit e Celtic per te bere hapesira. Ndonjehere ja del, ndonjehere jo.

Kovacic, Campagnaro e Puscas: pa note.

Mancini 6,5: Inter vazhdon te fitoj dhe kjo eshte nje gje e mire, per moralin dhe vetdijen. Megjithate mbetet gjithmone dicka per te korrigjuar. Nuk mund te lesh Celticun ne loje deri ne minuten 88, me rrezikun e te dieles qe te frikeson. Por skuadra eshte aty dhe verehet, nderton dhe ka nje logjik. thohir mund te jete i kenaqur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.