OPTA, JA FORMACIONI I VITIT NE SERIE A: “Vetem nje lojtar i Interit prezent, ndersa Milani plot…”
Ka ardhur fundi i 2020 dhe normalisht, ka filluar edhe publikimi i formacioneve te vitit qe po leme pas (2020).
Keshtu, per sa i perket Serie A, OPTA, ka zgjedhur formacionin TOP 11 te 2020, pra, lojtaret me te mire per vitin qe sapo kemi lene pas.
Ne kete formacion, komandon skuadra e Milanit me plot tre lojtare prezent ne formacionin me te mire te vitit. Po kaq lojtare ka edhe skuadra e Juventusit.
Nderkohe, vetem nje perfaqesues per Interin (Lukaku), e po ashtu edhe per Veronen, Lazion, Udinesen dhe Atalanten.
Por le ta zbulojme bashke se nga kush perbehet ky formacion, edhe pse eshte e habtishme qe aty mungon dikush si De Vrij.
Ne formacionin e vitit, ne porte dhe ne mbrojtje ben pjese: Silvestri (Verona) ne porte dh Cuadrado (Juventus), de Ligt (Juventus), Acerbi (Lazio), Hernandez (Milan).
Nderkohe, ne mesfushe eshte prezent De Paul (Udinese), Kessie (Milan), Calhanoglu (Milan); Gomez (Atalanta).
Kurse ne sulm, ashtu si edhe pritej, eshte lojtari i vetem i Interit prezent: ai eshte Romelu Lukaku. Bashke me te edhe Gomez (Atalanta) dhe Cristiano Ronaldo (Juventus).