Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 25, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pas kritikave te medha, flet edhe Lautaro Martinez: “Te lenduar dhe te trishtuar. Por ju premtoj te gjitheve se…”

Pas kritikave te medha, flet edhe Lautaro Martinez: “Te lenduar dhe te trishtuar. Por ju premtoj te gjitheve se…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, perkrah tranjerit Scaloni, ka qene edhe lojtari i Interit, Lautaro Martinez, qe ka folur perpara mediave pas kritikave te medha per Kombetaren e tij dhe ate vete pas humbjes me Arabine Saudite.

Keto kane qene fjalet e tij pak me pare:

“Kemi qene te trishtuar, te lenduar, per menyren si ka shkuar ndeshja me Arabine. Por Boterori eshte ky dhe nuk ka kohe per te qene te merzitur”.

“Duhet te jemi te forte. Po pergatisim nje sfide tjeter. Per shume nga ne ka qene hera e pare e Boteror, mund te kete ndikuar edhe kjo”.

“Kishte ankth, iluzion. Por kesaj radhe ndeshja tjeter do te na kete te pergatitur qe ne minuten e pare, me gjithcka pas shpines sone”.

“E perseris: e kemi humbur per shkak te gabimeve tona. Por tani jemi pozitive, kemi bere gjithcka mire keto dite”.

“Neser do te jete nje finale dhe duhet te fitojme. Duhet te tregojme se kemi kellqe mjaftueshem per te kaluar me tej”.

“Nuk kemi presione, kemi besim te puna jone. Jemi te qete dhe besimplote se do te zbresim ne fushe per te perfaqesuar sa me mire Argjentinen. Jemi te bashkuar. Ju premtoj se do te bejme maksimumin tone”.

“VAR? E habitshme, por ka persona qe merren me kete pune. Nuk varet nga une. Maradona eshte nje kujtim i rendesishem, do te tentojme te fitojme edhe per te. Do mundohemi ta kujtojme ne menyren me te mire te mundshme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.