Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

608 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pas Mertens, Inter po e provon per dike tjeter? Ne Spanje ngrene alarmin: “Inter kerkon me ngulm lojtarin e Napolit ne mesfushe.”

Pas Mertens, Inter po e provon per dike tjeter? Ne Spanje ngrene alarmin: “Inter kerkon me ngulm lojtarin e Napolit ne mesfushe.”
Inter Club Staff

Nuk ka asgje te vendosur per sa i perket te ardhmes se Lautaro Martinez me Barcelonen gjithmone ne sfond per ta rrembyer nga Milano.

Por per momentin, nuk ka asnje dakordesi ekonomike me Barcelonen nga an e Interit per ta shitur lojtarin.

Gjithesesi, Antonio Conte nuk e ka aspak mendjen te kjo gje sepse sipas Don Balon, media e njohur spanjolle, ai po mendon qe te arrije te nje lojtar shume i rendesishem i Napolit.

Behet fjale per Fabian Ruiz, nje nga zbulimet e sezonit te kaluar ne Serie A dhe qe shihet nga Conte si nje lojtar perfekt per nga cilesite qe disponon. Por si do te arrihet tek ai?

“Ne kete moment eshte teper e veshtire te arrihet tek ai, por nese Interi e shet Lautaron ne kete vere, zikalterit do te kishin thesarin e duhur.”

“Largimi i Borja Valeros do te lere nje boshllek numerik ne skuadren zikalter dhe Fabian Ruiz shihet si nje element super i vlefshem.”

“Ai do te sillte tek Interi shume ekuiliber sepse njihet si nje nga lojtaret me cilesor ne mesfushen e Napolit.”

“De Laurentiis nderkohe nuk eshte aspak i bindur per ta shitur lojtarin, ose nese ai do te shitet, do te kerkoje me te vertete shume para. Ne te kaluaren per te jane interesuar edhe Barcelona dhe Real Madrid. Interi e kerkon me ngulm dhe priten zhvillime ne javet ne vazhdim.”

Keshtu shkruan media spanjolle Don Balon per Fabian Ruiz, por ne Itali nuk ka asnje konfirmim per kete lajm edhe pse duket shume e veshtire qe Napoli te heqe dore kaq thjeshte nga nje lojtar kaq i rendesishem sa ai per me shume duke e shitur ne Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.