Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,073 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla zbulon: “Per De Vrij ka dicka qe Inter nuk po e thote: Mbrojtesi kishte kerkuar…”

Pedulla zbulon: “Per De Vrij ka dicka qe Inter nuk po e thote: Mbrojtesi kishte kerkuar…”
Inter Club Staff

Ndalesa per kombetaret mund te jete nje mundesi e mire per Interin qe te ndalet dhe te flase me Milan Skriniar per rinovimin e kontrates.

Ashtu si tregon edhe FcInter1908.it, Marotta dhe Ausilio e kane vendosur tashme nje takim gjate ketyre diteve me agjentin e lojtarit.

Drejtuesit nderkohe kane edhe nje ceshtje tjeter te hapur rreth rinovimeve dhe eshte ajo e Stefan De Vrij. Ja cfare shkruan Alfredo Pedulla ne La Gazzetta dello Sport:

“Hollandezi eshte ne skadence njesoj si Skriniar, por eshte nje pikepyetje shume e madhe per Interin. Mbase pergjigjet edhe kane ardhur”.

“De Vrij nje vit me pare ishte i sigurt qe do te rinovonte dhe ne mesin e qershorit i ka kerkuar Interit qe te mbahet ky premtim”.

“Inter nuk e thote hapur por ka shpresuar qe gjate veres te vinte dikush dhe te ofronte per te ndonje 18 apo 20 milione euro per ta shitur, por dicka e tille nuk ndodhi”.

“Keshtu De Vrij i eshte dukur sikur eshte kthyer prapa pese vite, kur De Vrij kishte nje marrevshje per rinovimin me Lazion por qe nuk ndodhi kurre”.

“Stefan ne ate kohe ju premtua Interit dhe erdhi me paramter zero. Gjithesesi, tani duket shume e veshtire te rinovohet me shifrat qe kerkon hollandezi. Duhet pare si do te evoloje situata, sepse Inter nuk mendon me per De Vrij si te ardhmen e prapavijes se Interit, si dy apo tre vite me pare”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.