Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,219 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic, cfare fjalesh: “Kam marre vendimin me te veshtire ne karrieren time. Po mendoja gjate dhe…”

Perisic, cfare fjalesh: “Kam marre vendimin me te veshtire ne karrieren time. Po mendoja gjate dhe…”
Inter Club Staff

Ivan Perisic eshte zyrtarizuar si nje lojtar i ri i Tottenham por ai nuk e ka harruar aspak te kaluaren e tij zikalter.

Kroati eshte larguar me parameter zero nga Inter dhe ka firmosur nje kontrate me londinezet deri ne vitin 2024.

Pikerisht per largimin nga Inter, ai ka thene disa fjale teper te rendesishme ku nder te tjera ka zbuluar se sa e veshtire ka qene per te ky vendim.

“E di qe eshte dicka qe thuhet gjithmone ne keto raste, por me duhet ta pranoj se kam pasur nje veshtiresi te madhe.”

“Per mua ka qene nje nga vendimet me te veshtira ne karriere te largohesha nga Interi dhe nga skuadra ne kete moment.”

“Por po mendoja gjate dhe ky ishte nje vendim qe duhet ta kisha marre sepse kam vendosur qe te ndiqja nje nga endrrat e mia te perhershme.”

“Kam dashur gjithmone te luaj ne Premier League dhe me ne fund do e bej realitet. Tani jam gati per Spurs.”

“Inter? I jam shume mirenjohes te gjitheve. Kam kaluar momente teper te bukura. Le prapa vetem kujtime te mrekullueshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.