Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,865 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – “Lukaku-Inter, ja cfare ka ndodhur vertete dje. Me sa duket Romelu ka bere me dije se ka…”

LAJM I FUNDIT – “Lukaku-Inter, ja cfare ka ndodhur vertete dje. Me sa duket Romelu ka bere me dije se ka…”
Inter Club Staff

Pavarsisht se ka pasur disa mohime nga te dyja palet per takimin e djeshem, me sa duket Romelu Lukaku dhe Inter tashme jane me afer.

Aq afer, sa belgu ka ndermend te beje gjithcka cfare ka ne dore (madje edhe te perjashtohet nga skuadra) vetem e vetem qe te beje realitet kete gje.

Gjithesesi, fakti se dje eshte mohuar ky takim nga palet, ka te beje thjesht dhe vetem se Lukaku nuk deshiron ti hedhe benzine zjarrit por uje.

Eshte e kuptueshme sepse raportet e tij me Blues jane shume te keqija prej kohesh dhe ai nuk deshiron ti rendoje akoma edhe me shume ato.

Por La Gazzetta dello Sport shkon edhe me tej dhe tregon me detaje ate qe ka ndodhur dje: “Inter dhe Lukaku ne fakt dje kane arritur nje marreveshje totale.”

“Protagonistet e takimit kane qene Beppe Marotta dhe avokati Ledure. Ka qene nje takim balle per balle, jo ne seline e Interit, shume larg syve te publikut.”

“Gjithcka per Interin behet me e thjeshte nga Dekreti i Rritjes, qe skadon pikerisht ne daten 30 qershor, dhe qe i jep Interit te kurseje nje mal me para per kete operacion.”

“Ne kete menyre Interi do te normalizonte keshtu super pagen qe do te kishte Big Rom ne Milano nderkohe qe Inter do te mendoje edhe per Paulo Dybala.”

“Nese do te vinte ne Milano si argjentinasi dhe si belgu, atehere sulmi i Interit mund te pesonte edhe ndonje largim te rendesishem.”

“Po Lukaku? Ai ka nje siguri gjigande: do te kthehet tek Interi thote. E per ta bere kete do te kaloje me deshire nga 12 milione euro plus 3 milione bonuse ne vetem 7,5 milione euro ne sezon.”

“Do te thote se Lukaku vetem e vetem per te ardhur ne Milano po pranon qe te humbase 50% te pages se tij. Nje gjest i madh ky.”

“Interi nga 15 milione qe do duhej te paguante normalisht bashke me taksa, nese marreveshja do te behej para 30 qershorit, do te paguante vetem 10.”

“Po tani? I takon avokatit Ladure qe te flase me Chelsea dhe te ule pretendimet e tyre dhe te perdore fantazine per formulen.”

“Big Rom ne vitin e fundit e ka mbajtur shtepine e tij ne Milano sepse ka kohe qe po punon per kete enderr qe ai ka: rikthimin ne shtepi.”

“Ledure, Marotta dhe Ausilio kane qartesuar edhe njehere se nese ky operacion do te behet, do mund te behet vetem brenda dates 30 qershor.”

“Keshtu, avokati i belgut ka 15 dite kohe per te bindur Chelsea dhe rikthimi i tij tek Interi me sa duket eshte me e mira per te gjithe.”

“Mbi te gjitha per teknikun e Chelsea, Tuchel, qe me Big Rom me shume ka pasur nje peshe mbi kurriz se sa nje lojtar qe e ka ndihmuar.”

“Tani i takon Romelut te beje punen e piset per te bindur nepermjet veprimeve te tij por edhe te avoktatit qe Chelsea ta lere te lire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.