Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 30, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perpara mes konfirmimesh, rikthimesh dhe nje largim tashme i sigurt ne merkaton e janarit: Inzaghi ka vetem nje detyre!

Perpara mes konfirmimesh, rikthimesh dhe nje largim tashme i sigurt ne merkaton e janarit: Inzaghi ka vetem nje detyre!
Inter Club Staff

Vazhdon magic moment per Interin, qe ka fituar 3-0 ndaj Sampdorias dhe ka zgjatur keshtu strishen me rezultatet pozitive.

Ne kampionat ka ardhur fitorja e katert radhazi, duke mundur keshtu mes entuziazmit edhe nje ish si Dejan Stankovic.

Ka qene nje nate konfirmimesh, rikthimesh dhe largimesh tashme te certifikuara per Interin ne fushen e lojes.

KONFIRMIMI I MADH – Konfirmimi vjen direkt nga Nicolo Barella, qe po kalon bashke me Interi nje moment fantastik.

Cdo fjale per te duket e tepert sot: edhe ndaj Sampdorias, mesfushori i Interit ka qene dominues ne cdo sektor te fushes.

Per tu bere nje top player ne nivel nderkombetar, me siguri d ote duhet te shenohet ndonje gol me shume ishte thene per te para disa kohesh.

Pergjigja? Goli i trete radhazi ne kampionat, dhe i katerti ne pese ndeshjet e fundit nese llogarisim edhe Champions League.

Deri me tani, ai ka shenuar 6 gola ne 16 ndeshje ne total kete sezon. Nje numer edhe me i larte se ne te kaluaren.

Pyetja qe lind ne menyre spontane eshte nje: cfare do te ndodhe kur te kthehet Brozovic? Sepse ne ate rast Barella do te avancoje edhe me shume.

RIKTHIME DHE NJE LARGIM I CERTIFIKUAR – Duke folur per rikthime, emrat per tu cituar jane De Vrij, Correa dhe natyrisht Lukaku.

Mbrojtesi hollandez pas nje nisje te veshtire, duket se eshte rikthyer ne forme, mbase i stimuluar edhe nga konkurenca e Acerbit.

Per sa i perket dy sulmuesve, Inzaghi vete ne konference e ka treguar se sa thelbesor eshte rikthimi dhe rekuperimi i tyre.

Tucu me ne fund ka shenuar nje gol pas shume ndeshjesh te luajtura poshte pritshmerive ndersa Big Rom ka shtuar minuta ne kembe.

Por e vetmja note negative e nates ka qene nga nje lojtar qe nuk ka luajtur fare: Robin Gosens ka bere nxemje gjithe pjeses se dyte, por nuk eshte futur ne loje.

Pertej fjaleve te embla te Inzaghit, largimi i tij duket nje siguri tashme. Kjo sepse fjalet nuk mjaftojne, por duhen minuta edhe per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.