Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Piccinini, cfare fjalesh per Conten: “Interi sulmohet nga mediat? Conte do te beje viktimen. Ca donte ai tek Interi?”

Piccinini, cfare fjalesh per Conten: “Interi sulmohet nga mediat? Conte do te beje viktimen. Ca donte ai tek Interi?”
Inter Club Staff

Nje pergjigje shume e mire ajo e Interit ne Reggio Emilia, kunder Sassuolos. Nderkohe, ne studion e Sky Sport, Sandro Piccinini ka komentuar keshtu paraqitjen e Interit.

Ai eshte ndalur shume nderkohe edhe te fjalet e Antonio Contes pas ndeshjes, ku ai eshte ankuar se Interi sulmohet shume.

“Per ke e kishte? Duhet pyetur se pse dicka e tille nuk eshte thene perpara ndeshjes ndaj Real Madrid, por pas saj.”

“Tani zikalterit jane pothuajse jashte nga Champions League. Ndeshja ndaj Torinos fshehu dicka, por aty ja dolen disi.”

“Por sulmin ndaj Interit, une ne kete sezon nuk e kam pare nga asnje media. Madje Interi ka qene favorit per shumicen.”

“Dy jave me pare La Gazzetta dello Sport beri nje sondazh dhe doli ne pah se si Interi ishte favorite prape.”

“Mua me duket sikur ai po tenton te beje viktimen, por nuk mund te besh dot viktimen me 12 milione euro ne sezon.”

“Kete vit me shume e sulmuar ka qene Juventusi se sa Interi i Antonio Contes. Mbase Conte eshte mesuar ti bejne vetem komplimente. Por duke qene se eshte me nje kembe jashte Champions League, cfare komplimentesh kerkon ai?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.