Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin shume i ashper: “Duan te mashtrojne ne lidhje me Interin: e verteta qendron se edhe pa pandemi Lukaku…”

Biasin shume i ashper: “Duan te mashtrojne ne lidhje me Interin: e verteta qendron se edhe pa pandemi Lukaku…”
Inter Club Staff

Fabrizio Biasin, gazetari i njohur i Libero, ka dhene nje interviste per Calciomercato.it dhe ka dashur te shpjegoje disa koncepte te gabuara qe jane krijuar.

Ai me shume eshte ndalur te ndeshja ndaj Fiorentines por edhe te merkato e veres ku Interi humbi dike si Romelu Lukaku.

“Ne kete sezon, niveli i Serie A eshte shume i larte. Une nuk e ndjej te them se Interi eshte favoritja e vetme per te fituar.”

“Interi ndaj Fiorentines ka treguar se eshte mire. Por nese ka qendruar ne loje, ka qene edhe pse Handanovic vendosi te beje Handanovicin.”

“Ai ka qene njeriu qe mbajtu ne loje skuadren. Por ne pergjithesi skuadra ka luajtur mire dhe ka nxjere ne pah ate pjese te dyte fantastike.”

“Romelu Lukaku? Ka shume qe duan te mashtrojne ne lidhje me kete histori. E verteta sipas meje ehste se Interi do e shiste Lukakun per ato shifra edhe pa pandemine ne mes.”

“Kjo sepse lojtari ka kerkuar te ike vete, me ngulm madje. Per sa i perket Hakimit me pas di te them se eshte me i forti ne bote ne te djathte dhe ai po qe ka qene nje sakrifice e pandemise.”

“Gjithesesi Interi me Dumfries ka bere dicka fantastike dhe ka marre ne kohe ate qe duket ne fushen e lojes: ne pamje te pare duket i nje niveli te larte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.