Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

291 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pinamonti ka nje mesazh special: “Te Interi kam mesuar shume: dua te falenderoj ne vecanti…”

Pinamonti ka nje mesazh special: “Te Interi kam mesuar shume: dua te falenderoj ne vecanti…”
Inter Club Staff

Andrea Pinamonti, vetem pak ore larg Kupes se Italise ndermjet Interit dhe Empolit ka dhene nje interviste jo shume te gjate per mikrofonat e Fanpage.

Keto kane qene fjalet e tij, duke u kthyer edhe prapa ne kohe per te folur per eksperiencen e tij ne skuadren zikalter.

“Ne fillim, kur nis dicka, nuk i dihet asnjehere si do te shkoje. Si ne cdo aventure. Ka qene nje tratative e gjate me Empolin, por kam ndjere menjehere besimin e tranjerit.”

“Jane munduar te gjithe: ai, presidenti, drejtuesit. Donin te me bindnin dhe me binden. Objektivat? I pari eshte qendrimi ne Serie A. I dyti me pas, pse jo, te shenoj sa me shume.”

“Inter? Atje futesh ne nje tjeter optike. Ndodhte qe te fitonim nje ndeshje ne pjesen e pare 1-0 por misteri dhe shoket nuk ishin te lumtur. Duhet te behej me shume, me mire.”

“Ishte nje dhome zhveshje e rendesishme, kerkonin te gjithe te permiresoheshin. Pavarsisht se nuk kam qene nje protagonsit ne fushe, kam mesuar shume tek Interi. Ka qene nje enderr qe kam pasur qe femije: te fitoj Scudetton me Interin.”

“Ne vecanti, dua te falenderoj Conten. Me ka dhene shume ne kete sezon. Kam mesuar plot. Por edhe Piolin qe me ka bere te debutoj.”

“E ardhmja? E shoh veten me te rritur dhe tani kam me shume eksperience. Uroj qe te arrij ne nivele te larta sa me shpejt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.