Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 15, 2022

Scroll to top

Top

213 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Perisic shkruan historine ne Serie A: “Ndaj Lazios eshte bere lojtari i vetem ne histori qe ka arritur te…”

Inter, Perisic shkruan historine ne Serie A: “Ndaj Lazios eshte bere lojtari i vetem ne histori qe ka arritur te…”
Inter Club Staff

Walter Zenga e kujton gjithmone: “Gjate javes gjithmone shkoja ne porte dhe sfitoja Andy Brehme: me gjuante dhjete penallti, pese me te djathten dhe pese me te majten. Nje fenomen”.

Mbrojtesi gjerman, i famshem per te majten e tij te pabesueshme, vendosi finalen e Boterorit 90 duke shenuar nje penallti ndaj Argjentines ne minutat final.

Nje penallti e gjuajtur me te djathten ne ate kohe. Mbase nje nga penalltite me te famshme te shenuar nga lojtare qe gjuajne njesoj me te dyja kembet.

Ne bluzen zikalter, ne vitet e fundit, pertej Ronaldos, Wesley Sneijder, ka qene me siguri vetem nje lojtar qe i afrohet Brehmes per kete karakteristike.

Eshte Ivan Perisic, nje lojtar qe te djathten e ka kembe natyrale por me te majten eshte i pabesueshem gjithashtu.

Ai godet me te djathten, por e mbani mend? Ne finalen e Boterorit ne 2018 arriti te shenonte me te majten. Por e ben kete gje edhe ne goditje denimi, ne penallti e ne raste te tjera. Nuk ka kembe te preferuar.

“Kunder Lazios, ai ka shenuar penallti me kemben e djathte, duke cuar Reinen ne anen tjeter e duke i dhene Interit avantazhin.”

“Kjo ishte penalltia e trete e gjuajtur nga Perisic me fanellen e Interit dhe ka qene penalltia e trete e shenuar.”

“Tre penallti, te gjitha ne transferte, te gjitha ne Serie A. Ai ka gjuajtur dy ne 2018-2019, kunder Frosinones dhe Fiorentines, por ne ate kohe i ka gjuajtur te dyja me te majten.”

“Kunder Lazios nderkohe, Perisic ka gjuajtur me te djathten. Kjo ka bere Ivan Perisic lojtarin e pare ne historine e Serie A qe arrin te beje kete gje: pra te shenoje penallti me te majten dhe me te djathten ne Serie A.”

“Nderkohe, me kete gol, Ivan Perisic arrin ne 47 gola te shenuar me fanellen zikalter, nje numer shume i rendesishem ky.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.