Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

506 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte detyrohet te ndryshoje formacionin ndaj Genoas: “Gjithcka sepse ai nuk do te kete…”

Inter Club Staff

Inter vazhdon te punoje fort per ndeshjen qe do te luaje me Genoan diten e diele ne oren 15:00 ne stadiumin ‘Meazza’.

Pas dy ditesh pushimi qe Antonio Conte i kishte dhene skuadres pas fitores 3-0 ndaj Milanit, skuadra  eshte stervitur te merkuren dhe diten e djeshme rregullisht.

Per Interin, Genoa e Ballardinit prezanton nje rrezik te forte dhe nje kundershtar qe nuk duhet nenvleresuar aspak.

Pas ndryshimit ne pankine, Grifone ka humbur vetem nje ndeshje, duke marre pese fitore dhe kater barazime.

Skuadra e Contes nderkohe nuk deshiron te ndalet aspak pas 3-0 ndaj Milanit dhe deshiron te provoje te rrise diferencen ne kryesim.

Skualifikimi i Achraf Hakimi nderkohe, qe ka marre nje karton te verdhe me Milanin, e shtyn Antonio Conten te beje nje modifikim te detyruar taktik.

Sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, i vetmi balotazh ne ndeshjen ndaj Genoas eshte Darmian dhe Young.

Te dy ata prapa Perisic ne hirarkine e krahut te majte do te luftojne per nje vend titullari ne krahun e djathte.

Per sa i perket te tjereve, 10 lojtare nga 11 qe ishin me Milanin pritet te konfirmohet: i vetmi qe do mbetet jashte, ashtu si e thame, eshte Hakimi, per shkak skualifikimi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.