Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

666 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Murillo: “Tek Interi kisha humbur cdo besim tek vetja, por faji nuk eshte…”

Murillo: “Tek Interi kisha humbur cdo besim tek vetja, por faji nuk eshte…”
Inter Club Staff

Jeison Murillo, mbrojtesi i Valencias dhe ish-interist, ka folur per Deportes W per te tashmen e tij ne Spanje dhe te kaluaren e tij si zikalter.

Murillo ka shpenzuar dy sezone ne skuadren zikalter, duke e nisur mjaft mire nen drejtimin e Mancinit, ne gjysmen e pare te sezonit 2015-2016, aq sa ai ne ate kohe kerkohej nga klubet me te medha ne europe, por me pas, si gjithe skuadra zikalter, ne pjesen e dyte te atij sezoni, pati nje renie shume te madhe te formes se tij.

Tashme ai gjendet tek Valencia, ku duket se eshte rinuar per here te dyte.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Kam qene tre muaj i ndalur, por me ne fund jam rikthyer ne fushe. Jam i lumtur qe jam rikthyer te jap nje dore per skuadren. Pa mua Valencia ka rene? Jo, nuk besoj se varet kaq shume nga kjo. La Liga eshte kompetitive, kemi pasur edhe Copa del Rey, kane qene shume ndeshje. Nje renie e pranueshme.”

“Jemi ne vitin e pare te nje projekti te ri, por jemi mire. La Liga eshte kampionati me kompetitiv ne bote, prandaj po bejme nje sezon mjaft te mire deri me tani.”

KRAHASIMI ME INTERIN DHE ITALINE – “Italia dhe Spanja? Kam qene vite te ndryshme ne Itali dhe Spanje. Cdo kampionat eshte i rendesishem dhe natyrisht, ne po flasim per dy nga kampionatet me te medhenj ne bote. Serie A eshte me shume mbrojtese, ke me shume vemendje ndaj taktikes dhe kam mesuar shume gjera tek Interi. Ne Spanje ndeshjet jane me te hapura dhe skuadrat mun dte shenojne me shume gola.

INTER – “Mendoj se rezultatet e keqija te skuadres shpesh here ndikojne dhe ne nivel individual por nuk dua ti jap asnje faj Interit. Une, ne nivel individual kisha humbur cdoi lloj besimi ne vetvete dhe skuadra nuk po arrinte te merte rezultate. Por une i jam mirenjohes Interit per vitet atje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.