Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

564 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “5 zevendesime? Nuk futem fare ne polemike. Merkato? Ja cfare uroj me shume. Nainggolan…”

Conte: “5 zevendesime? Nuk futem fare ne polemike. Merkato? Ja cfare uroj me shume. Nainggolan…”
Inter Club Staff

Perpara transfertes se Beneventos, Antonio Conte eshte rikthyer protagonist ne konference per shtyp pas asaj qe zhvilloi perkrah Beppe Marottes ne prag te Inter-Fiorentina.

Ne version virtual, tekniku zikalter eshte pergjigjur per pyetjet e gazetareve te lidhur nepermjet internetit me Suning Training Centre.

Cfare pret nga ndeshja ndaj Beneventos?

“Presim nje ndeshje te veshtire ne cdo kendveshtrim edhe sepse Benevento ne vitin e kaluar ka bere nje kampionat teper te rendesishem ne Serie B duke fituar me shume ndeshje te mbetura.”

“Kane nje tranjer qe ka qene shoku im i skuadres per shume vite. E njoh nga shume gjera: qe nga ana karakteriale e deri te ideja e tij e futbollit.”

“Jam i lumtur per Pippon, per ate qe ka bere viti ne kaluar dhe per ate qe e ka nisur kete sezon.”

“Eshte nje ndeshje e veshtire, e kane treguar karakterin e tyre sepse te 2-0 qe ne minuten e 20 ti rrezikon te pesosh goleade por ne fund ja del duke fituar me merite 3-2. Eshte dicka e madhe. Duhet te kemi kujdes.

E ndjen se ky Inter po i afrohet idese tende te Interit qe ke ndermend?

“Ne krahasim me vitin e kaluar, jane larguar disa lojtare dhe kane ardhur disa te tjere. Por ka pasur edhe rikthime nga huazimet.”

“Numerikisht, mbi te gjitha ne mesin e fuhes, duke konsideruar edhe demtimet viti ne kaluar, dhe ketu i referohem Barella, Sensi apo Gagliardini, sot jemi me te mbrojtur per te tilla situata.”

“Mendoj se kjo eshte shume e rendesishme nese ke perballe nje sezon anomal si ky qe po luajme. Tani i kam te gjithe ne dispozicion, nuk kemi asnje te demtuar. Shpresoj te vazhdojme keshtu dhe te kemi fat.”

Cfare mendon per qendrimin e rregullit me pese zevendesime? A i favorizon vertete skuadrat e medha?

“Nuk dua te hy fare te kjo polemike sepse e di qe fjalet e mij perdoren me pas. Ka kush vendos per keto gjera dhe ne duhet ti pranojme keto vendime. Ashtu si i pranuam ne post-lockdown.”

Te luash me nje merkato te hapur nuk eshte e thjeshte. E imagjinon Interin pas nje jave me shume ndryshime ne krahasim me sot?

“Nga ana e merkatos, eshte me e drejte te flasin drejtuesit. Per ate qe me takon mua, te gjithe tranjeret do donin qe merkato te mbaronte sa me shpejt sepse eshte e paevitueshme se deri sa do te kete lajme te verteta apo te gabuara, mund te krijoje jo pak probleme ne mendjen e lojtareve.”

“Uroj te perfundoje shpejt dhe keshtu skuadra qe do te kem ne dispozicion do te jete perfundimtare dhe une do e di me mire se kush eshte ne projekt dhe kush jo.”

“Per te tjerat me pas po merren drejtuesit dhe po bejne shume mire punen e tyre.”

E prisni qe Nainggolan te qendroje dhe cfare mund te jape ai te ky Inter?

“Une e kam thene edhe me lart se jane drejtuesit qe pergjigjen per keto pyetje. Nuk eshte e drejte te vazhdojme te flasim per keto gjera.

Si mendon qe te ndikosh te skuadra per te mos bere gabimet e ndeshjes se fundit? 

“Une e perseris edhe perpara jush qe ndeshja me Fiorentinen me ka pelqyer shume. E kam shijuar ndeshjen sepse me ka pelqyer nga cdo aspekt, sidomos nga ai sulmues ku kemi krijuar me te vertete shume duke luajtur nje futboll sulmues dhe agresiv ne fazen pa top.”

“Kur kemi marre gol e kemi gjetur veten pak te pa ekuilibruar. Kjo nuk varet nga mbrojtesat apo nga mesfushoret.”

“E dime shume mire se duhet te mbrojme dhe te sulmojme me nje numer te caktuar lojtaresh, duke u bere sa me shume te paparashikueshem.”

“Nuk eshte dicka qe mund te gjejme dike per te fajesuar. Eshte e paevitueshme qe duhet te permirsohemi.”

“E perseris qe e kam shijuar shume spektaklin e skuadres sime. Ne kete fundjave ka pasur skuadra qe sulmojne me shume lojtare, si City apo Bayern, qe kane humbur 5-2 dhe 4-1.”

“Jane top skuadra. Eshte e paevitueshme qe kur ben futboll sulmues, rrezikon dicka me shume. Duhet te jemi te zotet te vazhdojme te bejme te njejten gje sepse lojtaret po kenaqen.”

“Ne te njejten kohe, duhet te permiresohemi per sa i perket ekuilibrit.”

Cfare efekti ju jep te kesh perballe Inzaghin per here te pare?

“Ashtu si e kam pasur me pare kenaqesine te luaj me Inzaghin si ne nivel klubesh dhe ne kombetare, ashtu do e kem perseri.”

“Kemi ndare emocione per vite me radhe bashke. E njoh shume mire dhe ai me njeh mire.”

“E di qe eshte nje pasionant, i semure per futbollin si puna ime. Kam qene i bindur qe do te bente mire, ashtu si po ben. Jam i lumtur per te.”

Zgjedhja e pare ne 15 minutat e fundit ndaj Fiorentines sa mund te behet e rendesishme gjate sezonit?

“Edhe kete sezon, ne do te alternojme disa zgjedhje me tre mesfushoret, ku shpesh do te luajme edhe me 3-4-1-2 dhe me 3-5-2.”

“Viti ne kaluar Interi ka bere nese nuk gabohem 111 gola, nje tregues se loja jone eshte sulmuese.”

“Nuk e di se sa skuadra ne bote luajne me trekuartist, me dy sulmuesa, me dy lojtare krahu, sepse nuk jane mbrojtes por jane lojtare krahu, me sulmues.”

“Ne te njejten kohe, duhet te jemi te zotet, sepse kur humbet topi, duhet te zesh menjehere zonat e duhura te fushes.”

“Ajo qe kemi bere ne 15 minutat e fundit me Fiorentinen (me kater mbrojtes) mund te jete nje zgjedhje gjate ndeshjes ne vazhdim, edhe pse kjo zgjidhje do te thote se te adaptojme nje skeme te re per situata te vecanta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.