Presidenti i Torinos tenton te luaje ‘piset’ me Marotten per Bremer? “Me sa duket ai ka ftuar per oferte edhe…”
Takimi ndermjet Interit dhe Torinos eshte fiksuar. Javen e ardhshme, sipas asaj qe thuhet nga Tuttosport, palet do te diskutojne gjere e gjate per Gleison Bremer.
Me sa duket, lojtari qendror ka vendosur tashme te largohet nga Torino dhe marreveshja e tij me Interin ekziston dhe eshte e blinduar.
Nderkohe, nga ana tjeter Presidenti i Torinos po tenton te luaje pak piset duke qene se ka ftuar Tottenhamin e Contes qe te beje nje oferte per lojtarin.
“Cfare po ndodh? Marotta e njeh shume mire situaten. E di shume mire se ka dy klauzola ne kontraten e lojtarit.”
“E para, qe vlen edhe ne kete moment, parashikon qe lojtari te largohet direkt per 25 milione euro nga Toruno.”
“E dyta, thote qarte se nese lojtari nuk largohet kete vere, do te largohet pas gjashte muajsh per vetem 15 milione euro.”
“E qarte se Inter nuk do qe te prese janarin, por po tenton gjithcka qe ta marre qe tani nen urdherat e Inzaghit lojtarin.”
“Nga ana tjeter, Cairo po luan pak piset, sepse e di qe Bremer ka nje marreveshje me Interin por po provon te afroje Tottenham duke i ofruar lojtarin per 30 milione euro.”
“Por lojtari duket i bindur per Interin e gjithcka mund te perfundoje me nje oferte disa milione euro plus nje lojtar per te ulur cmimin. Gjithcka pritet te merret vesh me qarte ne takimin e diteve te ardhshme.”