Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

691 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“PSG, nje lojtar qe urren Icardin mund te perfundoje ne menyre surprize tek Interi.”

“PSG, nje lojtar qe urren Icardin mund te perfundoje ne menyre surprize tek Interi.”
Inter Club Staff

Nje ceshtje teresisht… argjentinase. Keshtu e hap shkrimin e saj Gazzetta.it.

Pikepyetjet qe lidhen me blerjen e mundshme te Mauro Icardit nga ana e Paris Saint-Germain mund te zgjidhen, sipas asaj qe tergon Gazzetta dello Sport, nepermjet nje bashkekombasi te Mauritos.

Ai ka luajtur edhe me pare ne Serie A dhe i pelqen shume tranjerit te Interit, Antonio Conte.

Behet fjale per Leandro Paredes, mesfushor qe ka luajtur edhe tek Roma dhe qe ndiqet prej kohesh edhe nga Juventusi dhe qe tekniku aktual e ka dashur edhe tek Chelsea ne te kaluaren.

Sipas asaj qe tregon Gazzetta.it, ne fakt, lojtari mund te jete celesi per te gjetur gjuhen e perbashket te dy skuadrat dhe ne arritjen e nje marreveshje qe do beje te lumtur te dy ekipet.

Gjithesesi, Interi po kerkon respektimin e klauzoles prej 70 milione euro per lojtarin, por pandemia ka prishur pune si per Interin por edhe per PSG duke prekur ndjeshem edhe te ardhurat e tyre.

Prandaj ato po kerkojne nje ulje jo te vogel nga Interi. Keshtu, nje nga propozimet eshte qe kartoni i Paredes te futet ne kete marreveshje si lojtar shkembimi.

Rruga nuk eshte teresisht ne disheze, sepse duhet kuptuar me pare sa e vlereson PSG lojtarin dhe sa e vlereson Interi.

Ai ne Paris perfiton rreth 4,5 milione euro. Por ideja nuk eshte aspak te diskutohet per rrogen tani, sepse me pare ka detaje te tjera per tu diskutuar.

Por Gazzetta.it e mbyll me nje kuriozitet te vogel: “Eshte kurioze, mbi te gjitha sepse ish-lojtari i Romes ka qene nje nga lojtaret – sipas asaj qe eshte zbuluar nga mediat franceze – qe urren Icardin ne dhomat e zhveshjes se Paris Saint Germain.”

“Ai dhe Di Maria shkojne shume keq me Icardin dhe nuk e kane mierpritur ate ne asnje moment. Normalisht, ceshtje te vjetra qe nga kombetarja e argjentines ku Icardi nuk eshte i mirepritur kane te bejne ne kete histori.”

“Dhe tani tek Interi, ai qe mund te vije ne shkebim te Icardit eshte pikerisht ai, qe nuk e ka aspak perzemer ish-kapitenin e Interit.”

“Sa i cuditshem eshte futbolli ndonjehere. Nuk kemi rreshtur kurre se theni kete fraze dhe ky eshte nje nga ato raste ku mund te perdoret pa problem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.