Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,988 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Pescara, Pioli mund te barazoje rekordin e Stramaccionit dhe Ranierit. Sot…

Inter-Pescara, Pioli mund te barazoje rekordin e Stramaccionit dhe Ranierit. Sot…
Inter Club Staff

Sot ne darke Interi do te jete ne kerkim te fitores se shtate rresht, nje rekord per tu respektuar ky duke mare parasysh nisjen e kampionatit nga ana e zikalterve. Pioli sot mund te barazoje rekordin e Ranierit dhe Stramaccionit qe ne te kaluaren kane arritur te marin edhe ata shtate fitore rresht. E per kete ceshtje sot shkruan edicioni i perditshem i La Gazzetta dello Sport.

“Nese sot do te vijne tre piket per Piolin, ai do te barazoje fitoret rresht te zikalterve te Ranierit (2011-2012) dhe te Stramaccionit (2012-2013). Ne krahasim me skuadren e Stramaccionit, vetem kater lojtare jane sot ne perberje nga ajo kohe: Rodrigo Palacio, Andrea Ranocchia, Yuto Nagatomo dhe Juan Pablo Carrizo, te cilet nuk jane aspak titullare sot. Nderkohe, le te meremi pak me historine: rekordi absolut i Interit me fitoret rresht eshte ne 2006-2007 me ne krye Mancinin qe arriti te bente rresht 17 te tilla. Juventusi i Allegrit vetem arriti ti afrohej atij rekordi ne 2015-2016 por nuk shkoi dot me shume se pesembedhjete fitore rresht, kur Bologna e Donadonit arriti ta ndale skuadren bardhezi. Ne historine zikalter, ka te tjera rekorde me fitore rresht: perseri Mancini ne 2006-2007 arriti te kishte edhe 8 fitore rresht po ashtu si Mourinho ne sezonin e tij te pare ne 2008-2009. Nese do te llogarisim edhe kupat ne fitoret rresht, perseri Mancini komandon ne shtepine zikalter: 13 fitore rresht ne te gjitha kompeticionet ne 2007-2018 (8 ne A, 2 ne Kupen e Italise dhe 3 ne Champions) dhe 11 nje vit me pare (7 ne A, 2 ne kupen e Italise dhe 2 ne Champions League). Stramaccioni nderkohe ka arritur deri ne 10 te tilla (7 ne A, 3 ne Europa League): Pioli mund ta barazoje kete te fundit duke fituar ndaj Pescares dhe te marten ndaj Lazios ne Kupen e Italise.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.